Portretisti i pedonales Artur Bushi trashegon artin e rruges tek i biri
Portretisti i njohur për gjithë kalimtarët në Pedonale në kryeqytet Artur Bushi prej 30 vitesh ka zgjedhur si studio të tij lëvizëse rrugën edhe pse ka mbaruar studimet e larta në Akademine e Arteve.
Kjo qoshe e frymëzon dhe i jep liri krijuese, por ajo cka e gëzon më së tepërmi është trashëgimi i artit tek i biri 17 vjecar .
Diferencen mes brezave e kupton.
Xhuliano studion për Gjuhë të Huaj, por passion ka pikturen. Ndryshe nga bashkemoshataret e tij të cilët janë të pasionuar pas i-padeve dhe teknologjise ai preferon artet. Në dorë ka një portret të Bethovenit të cilin e ka drejt fundit.
Teknika që ai aplikon është grafika në dërrasë të cilen thotë se e ka zbuluar vetë.
Për ta përsosur më tej dhe për ti dhënë dritë në stinën e verës ka luajtur me sfondin me ngjyra.
Turistë të shumtë ndalojnë, pranë pikturave të tij, por këtë verë e cilëson të dobët ne blerje.
Muzë e krijimeve të tij janë figura të shquara të cilat i cilëson si gjurmelënës në fushat përkatëse
Portretisti Bushi mbetet besnik i përhershëm i rrugës, por tashmë stafeten do e trashëgojë të birit.