E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetojnë në një shtëpi me 2 buaj

Një çift ka marrë pseudonimin pëshpëritësit e buajve, pasi mbajnë brenda shtëpisë së tyre dy prej këtyre kafshëve të mëdha. RC Bridges dhe gruaja e tij Sherron jetojnë në shtëpinë e tyre në Teksas me buaj ende të vegjël, të cilët kur të arrijnë  pjekurinë do të jenë 3.4 metra të lartë dhe do të peshojnë rreth 1100 kg. Çifti jeton i qetë në dhomën e ndenjes me kafshët e mëdha dhe në një tjetër foto, duket bualli duke hipur në makinën e tyre. Bualli Uildthing, i cili është shtatë vjeç, ishte dëshmitari i pronarit të tij kur ky i fundit u martua, në vitin 2006. RC, 63 vjeç, tha se ai mbante unazat në brirët e tij dhe na i hodhi një nga një secilit prej nesh në kohë, kur po bënim betimet. Ai dhe gruaja e tij fotografe, 39 vjeç, thanë se i duan buajt, madje ata shkojnë shumë mirë edhe me kafshën tjetër shtëpiake të tyre, një ujk.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›