21 - Albumi i Adele që po thyen çdo rekord

Ndonëse prej pak kohësh, këngëtarja Adele nuk është shfaqur në skenë, albumi i saj vijon të thyejë rekordet në tregun e muzikës botërore.
Albumi “21” po hyn në javën e 17-të radhazi të kryesimit të tij, duke mbajtur vendin e parë të “Billboard”.
Vetë “Billboard” ka bërë me dije se albumi “21” i Adele ka qëndruar në vendin e parë ndër albumet më të mira dhe për një kohë më të gjatë se çdo album tjetër i publikuar deri më tani.
Albumi “21” është më i shituri, ndërsa Adele, përpos këtij fakti është këngëtarja që ka fituar çmime në ceremonitë më të rëndësishme muzikore përgjatë vitit 2011.
Hitet më të mira të këtij albumi janë “Rolling in the deep”, “Someone like you” dhe “Set fire to the rain”.