“Limak - Aeroport de Lyon” shpallet fituese

(E plotësuar) Konsorciumi “Limak - Aeroport de Lyon” është shpallur fitues i tenderit për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës.
Kjo kompani, sipas kritereve të përcaktuara nga Qeveria Kosovës, do t’i investojë 100 milionë euro në ANP, duke ndërtuar një terminal të ri ku do të ofrohen shërbime më të mira për pasagjerët.
Po ashtu, ky konsorcium nga të hyrat e ANP-së do t’i japë mesatarisht 39.42 për qind buxhetit të Kosovës për 20 vjet sa do të operojë.
Ofertat e kompanive konkurruese për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës janë hapur sot.
Kanë qenë tri oferta, por vetëm dy kanë qenë valide, ngase “Prishtina Aeroports International Consortium” nuk e ka kompletuar dokumentacionin dhe është tërhequr nga gara, raporton KosovaPress.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se procesi për koncesionimin e aeroportit ka qenë jo edhe i lehtë, porse ka përfunduar me sukses.
“Investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është shumë i rëndësishëm për një bazë të shëndoshë të infrastrukturës publike në Republikën e Kosovës. Konsorciumi fitues do të investojë në aeroport, ndërsa qytetarët e Kosovës dhe pasagjerët do të përfitojnë nga një terminal i ri një hapësirë e zgjeruar moderne në ANP. Aeroporti i zgjeruar do të mirëpret më shumë udhëtarë dhe këta udhëtarë do të kenë shërbime më të mira dhe shumë më cilësore të standardeve perëndimore”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Kurse ministri i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka thënë se procesi i koncesionimit të ANP-së ka nisur para dy vjetësh me krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror, për të analizuar opsionet rreth investimeve në ANP..
Limaj ka shtuar se ofertuesi do të investojë mbi 100 milionë euro në infrastrukturën e ANP-së dhe po ashtu nga të hyrat bruto të ANP-së do të jepet një tarifë vjetore buxhetit të Kosovës.
“Ofertuesi i përzgjedhur do të kërkohet të zgjerojë dhe të modernizojë ANP-në,duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturën e re, duke përfshirë këto ndërtimin e terminalit të ri që do të sjellë dhe të jetë krenari për qytetarin e Kosovës. Nga koncesionari do të kërkohet të operojë në aeroportin në ofrim të shërbimeve të zgjeruara dhe me nivele shumë të larta të cilësisë në këmbim për të drejtat e tij operatori privat do t’i paguajë Qeverisë së Kosovës një përqindje të të hyrave bruto të aeroportit në formë të tarifës vjetore të koncesionit”, ka thënë Limaj, transmeton KosovaPress.
Drejtori për biznes dhe zhvillim nga konzorciumi “Limak - Aeroport de Lyon”, Mertol Genç, ka thënë se askush nuk do të largohet nga puna në aeroport.
“Limak - Aeroports de Lyon” do të fillojë të japë një përqindje buxhetit të Kosovës që nga viti i dytë me 18 %, ndërsa deri në vitin e fundit, 55 % të hyrave do të shkojnë për ANP. Mesatarja i bien që për 20 vjet sa do të operojë do të japë 39.42 % të hyrave për buxhetin e Kosovës.
Ndërsa “ICF Fraport IC ICTAS konsortium Hawalimani” ka ofruar ofertën që në vitin e tretë të japë 25 % të hyrave të aeroportit për buxhetin e Kosovës, ndërsa deri në vitin e fundit e ka rritur përqindjen në 35 %. Mesatarisht, ky konsorcium do t’i jepte Kosovës 30.37 % të të hyrave për 20 vitet sa do të operonte.