E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeton në Vushtrri, garon për kryetar të Mitrovicës

Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar përfundimisht për kandidatin e saj që do ta synojë Komunën e Mitrovicës. Pas refuzimit të kandidimit nga deputetët Sadri Ferati dhe Vjosa Osmani, kjo detyrë i është besuar Mehdi Jonuzit.

Por ky i fundit e paraqet veten si qytetar nga Vushtrria. Ai këtë e ka të shkruar në faqen personale të tij në rrjetin social Facebook. Burime brenda degës së LDK-së në Mitrovicë, i kanë thënë Tribunës se përzgjedhja e kandidatit Jonuzi nuk ka kaluar pa pakënaqësi brenda Kryesisë qendrore, por edhe degës së LDK-së atje.

Ata kanë shfaqur mospajtime për këtë veprim, por më së shumti janë ankuar se kandidatit në fjalë nuk jeton në qytetin që pretendon ta marrë. “Ne e kemi kundërshtuar këtë kandidat pasi i njëjti nuk jeton në Mitrovicë”, ka thënë për Tribuna, burimi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›