E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna e Prishtinës s’blen vetura, i merr me qira

Për tri vjet 10 vetura të tipit “Dacia”, të prodhuara më 2013, do të shfrytëzohen me qira nga punëtorët e Komunës së kryeqytetit. Për blerje automjetesh, një vit më parë, Komuna dha 100 mijë euro, por ndërroi mendje, duke vendosur t’i marrë me qira. Myftari thotë se është më mirë një investim i tillë se sa ai kapital, ku veturat do të ishin pronë e Komunës.

Organizata joqeveritare INPO e ka vlerësuar këtë veprim si luksoz. Osman Bllaca, koordinator për Prishtinën, ka theksuar se për vitin 2012 Komuna i ka dhënë 100 mijë euro për të blerë vetura. Më 2013, Komuna thotë se nuk do të blejë vetura, por prapë i ka dhënë 100 mijë euro të tjera për të blerë vetura, por vetëm duke e ndryshuar përshkrimin për të blerë automjete për nevoja të Komunës. Me marrjen e veturave me qira, Komuna rrit numrin e veturave nga 40 në 50 sosh, raporton koha. Por, ndonëse numri është rritur për vetëm 10 automjete, shpenzimet për karburante, sipas INPO-s, nga 150 mijë euro, sa ishin një vit më parë, janë rritur në 295 mijë euro, gati 100% më shumë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›