E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jim Belushi, i ftuar nderi në Romë

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 11:29

Aktori amerikan me origjinë shqiptare, Jim Belushi është protagonisti kryesor i edicionit të pestë të RomaFictionFest.

Evenimenti do të mbahet nga data 25 deri më 30 shtator, në parkun Auditorium të Romës.

Belushi do të flasë për karrierën e tij të gjatë dhe do të tregojë disa nga sekretet e zanatit.
Më pas, ai do të vlerësohet me çmimin RFF për Vlerat Artistike. Aktori do të kthehet së shpejti në ekranin gjigant në komedinë romantike “The Secret Lives of Dorks”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›