Vdes Licitra, ‘trashëgimtari’ i Pavarotit
43 vjeçari, i cili në Itali është konsideruar si trashëgimtar i tenorit të famshëm Luciano Pavarotti, është përplasur me motoçikletën e tij të vogël në një mur në Sicilinë jugore muajin e kaluar.
Ai nuk po e mbante helmetën kur u përplas në qytetin Modica.
Këngëtari e bëri depërtimin e tij ndërkombëtar në vitin 2002, kur u ngjit në skenë me Pavarottin në shfaqjen ‘Tosca’ të Puccini-t në Metropolitan Opera në New York.
Licitra vdiq të hënën në mëngjes në spitalin e Catania-s, ku po qëndronte pas aksidentit të pësuar më 27 gusht, thuhet në një deklaratë në websajtin e këngëtarit të lindur në Zvicër.
Ai ka qenë në koma që nga dita kur ka ndodhë aksidenti dhe kurrë më nuk e riktheu vetëdijen.
Mjekët në spital thanë se familja e Licitra-s është pajtuar që organet e tij të jenë në dispozicion për transplantim.