Stankoviç, sot e nesër në Preshevë e Bujanoc

Kryetari i Trupit Koordinuese për komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës Zoran Stankoviç nga sot për dy ditë rresht do të qëndroj në Luginën e Preshevës për të biseduar me krerët e komunave të Preshevës dhe Bujanovcit Nagip Arifin dhe Ragmi Mustafën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Pas largimit të lapidarit deri në këto momente liderët e Luginës kishin “ngrirë” çdo lidhje me Beogradin duke e deklaruar para mediave se nuk kanë kurrfarë lidhje me autoritet serbe, përderisa nuk e kthejnë lapidarin…
Sidoqoftë shefi i Trupit Koordinues Stankoviç fillon agjendën e tij me takimin e dy kryetarëve të komunave Bujanocit dhe Preshevës (Arifin dhe Mustafën) dhe deputetëve të tyre jo për lapidarin, por në lidhje me investimet e ardhshme të drejtë, regjistrat dhe rrethin zgjedhor.
Stankoviq ndër të tjera viziton edhe pikën kufitare Miratoc-Llojan që lidhë komunën e Preshevës me Maqedoninë, ndërsa në fund do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësuesit e OSBE-së. Kurse në ditën e dytë të qëndrimit në Luginë, më 14 Shkurt, Stankovic pas bisedimeve me përfaqësuesit e komunës së Bujanocit do të vizitojë Tërnocin e Madhe dhe bisedoni me qytetarët. /Indeksonline/