E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosë Hashim Thaçi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku konsideron se i ka ndihmuar Partisë Social Demokrate që ka ikur prej saj dhe ka kaluar në PDK.

Partinë që drejtohet nga Hashim Thaçi thotë ta ketë trajtuar gjithmonë si familjen e tij. Tash, kur edhe zyrtarisht është bërë pjesë e saj, dëshiron ta testojë legjitimitetin që ka brenda saj.

Në intervistë për Tribunën, Çeku e mohon të jetë marr vesh me drejtuesit e PDK-së që ta marrë pozitën e nënkryetarit të partisë apo ndonjë pozitë tjetër më të ultë. Por shpreson se postin e ministrit do ta ruaj pavarësisht konflikteve që shpërfaqen nga partneret e Koalicionit për Kosovë të Re.

Megjithatë, e pranon se qëndrimi i tij në Qeveri, varet nga vullneti i kryeministrit. Çeku, në intervistë, pos që flet për vizionin e tij politik, flet edhe për raportet me gjeneralët kroat të luftës. Thotë se Ante Gotovinen vazhdon ta ketë mik. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›