E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo Kodi, por vullneti politik, i bën zgjedhjet të ndershme

Ashtu si hajduti gjen rrugët e vjedhjeve, pavarësisht se ka ligje që e ndalojnë vjedhjen, ashtu ndodh dhe me votën, nuk shoh pse të ketë ndryshim.

Ndaj, irritimet për kodin e ri zgjedhor, mendoj se kanë një përgjigje fare të thjeshtë. Nuk është në thelb problem nenesh apo përmbajtjeje, për të cilat mund të futemi edhe në greva urie.

Zgjedhjet e ndershme në Shqipëri janë problem vullneti politik. Populli voton. Nëse ekziton vullneti politik për ndershmëri në zgjedhje, ndershmëria realizohet.

Po qe se jo, bëjeni kodin si të doni dhe bëni greva sa të doni, rruga e vjedhjes së votave do gjendet si deri më sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›