E Diel, 1 Nëntor 2026

Një pjesë e palexueshme nga artikulli i djeshëm *

“... Këto ditë u fol për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe, nëreminishencë me figurën e Napoleonit dhe librat kushtuar atij, m’u kujtuan dy kryevepra të letërsisë shqipe: “Skënderbeu”, i Sabri Godos dhe “Kështjella” e Ismail Kadaresë. Godua dihet se ka ndjekur një rrugë rrëfimi që ecën midis realizmit klasik dhe romanit historik, por edhe ai, në mënyrë të përligjur e të sukseshme ka futur në dy-tre raste, elementë irealë, të legjendës a të gojëdhënave, mund të themi. Kurse Kadare te “Kështjella”, edhe ky roman është prezantuar dhe është pritur si roman historik, ka ndjekur një rrugë të qartë çmitizimi për figurën e Skënderbeut. Sipas një parimi të njohur krijues, do të thoshim se e ka vizatuar Skënderbeun në mungesë, por të thuash vetëm kaq është e pamjaftueshme. Duhet shtuar se përmendet vetëm disa herë si “Gjergji ynë” nga ata që kanë qëndruar në kështjellë. Si karakteristikë fizike e tij jepet kjo (në perifrazë): “Ishte ftohur ca, kollej dhe kish mbështjellë fytin me një shall-parë e përshkruar me sytë e osmanllinjve....”

* SHËNM I REDAKTORIT: Pjesa e mësipërme është ribotim i një pjese të artikullit të Virion Graçit “Perimet e Bonapartit”, botuar dje në faqet e “Ide, Letra e Komente”. Për shkak të një anomalie tipografike, kjo pjesë në botimin e djeshëm ishte e palexueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›