E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligji hiqet largesia per farmacite

/ /

Kuvendi miratoi dje ndryshimet ne ligjin per sherbimin farmaceutik duke hequr kriterin e lartesise per hapjen e farmacive. Ky ligj u miratua me 73 vota pro me nje vote kunder dhe 1 abstenim. Deputetet e opozites e kundershtuan kete projektligj pasi sipas tyre duhet te kete nje ligj te ri. Sipas deputetit te PS-se Ethem Ruka projektligji nuk zgjidh konkurrencen dhe hapjen e tregut por perkundrazi. Nje tjeter debat qe u be per sistemin shendetesor eshte edhe pjesa per cmimin e ilaceve. Pas janarit te ketij viti do te kete aplikim te TVSH-se edhe per ilacet qe deputetet e opozites thane se cmimi do te rritet me te pakten me 20 . Nga janari situata do te jete me keq sepse thuhet se do te aplikohet TVSH ne shendetesi dhe do te thote se qe nga janari ilacet do te kushtojne 20 per qind me shume. Nderkohe sipas INSTAT cmimet e ilaceve jane rritur se fundmi me 7 per qind. Sot jane 1 milione shqiptare qe nuk perfitoje nga skemat e sigurimit dhe jane te papune. shte kjo maxhorance qe i perbuz dhe i mban jashte sistemit per te paguar cdo gje. Tarifat per ata jane rritur nga 4 deri ne 5 here tha deputeti i PS-se Ilir Beqja. Kryeministri Berisha nga ana e tij tha se TVSH-ja eshte kerkuar nga operatoret e tregut dhe sipas tij kjo skeme do te ndikoje ne uljen e cmimeve te ilaceve. Nje sistem i ri i pullave fiskale do te hyje ne fuqi per rreth 40 milione pulla per shumicen derrmuese te ilaceve pervec atyre qe jane per semundjen e vecante. Ky sistem i ri i pullave eshte nje nga sistemet me efikase per te shmangur cdo falsitet dhe informalitet ne fushen e medikamenteve. Nuk perjashtohet spekulimi por ka nje permiresim cilesor dhe te ndjeshem bazuar nga kompanite qe importojne ilacet. Vendosja e TVSH eshte e qarte se nuk eshte bere per asnje lidhje me buxhetin por vetem me kerkese te faktoreve spitalore publike dhe private ne menyre qe te shmanget spekulimi qe behet me cmimin origjine. Kjo do te beje realisht qe te ulet cmimi sepse tani deklarojne shumefishin e cmimit dhe me sistemin e TVSH kontrolli do te jete me i mire. Kjo eshte nje praktike qe ul cmimet. Kjo eshte nje kerkese e agjenteve spitalore per vendosjen e TVSH-se pasi ul informalitetin e tregut te ilaceve tha Berisha. sipas projektligjit te miratuar dje ne Kuvend farmacite qe do te operojne ne tregun e ilaceve nuk do te duhet te zbatojne kriterin e distances. Ligji kerkonte qe nje farmaci te kishte distance nga nje tjeter prej 100-150 metra ne varesi te raportit 1 per 3 mije banore por tashme nje farmaci mund te ndertohet ne cdo vend pa kufizime hapesire. Projektligji parashikon ngritjen e qendres se farmakovigjilences qe do te jete pergjegjese per monitorimin e barnave te hedhura ne treg efektet e pade-shirueshme dhe te demshme per shendetin e njerezve si dhe marrjen e masave per parandalimin e tyre dhe mbrojtjen e shendetit te qytetareve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›