Letersia e para 90 e dobet por me perjashtime
Gati 20 vjet pas renies te sistemit diktatorial eshte koha per te trajtuar seriozisht ca pyetje te tipit duhet bere me letersine e realizmit socialist Duhet mohuar duhet vleresuar apo duhet seleksionuar dhe rishikuar hierarkia e vlerave Pikerisht per tu dhene ca pergjigje ketyre ceshtjeve nisi dje konferenca shkencore nderkombetare dy ditore Letersia shqiptare dhe realizmi socialist organizuar nga Departamenti i Letersise prane Fakultetit te Historise dhe Filologjise ne Tirane. Sipas shefes se departamentit Dhurata Shehri organizimi i kesaj konference eshte nje qasje serioze drejt kesaj pjese te letersise per te cilen eshte folur por ne menyre siperfaqesore. Sipas saj eshte momenti qe studiuesit te ulen se bashku dhe te diskutojne thellesisht nese kjo letersi ka vlera dhe nese po cilat jane ato. Shehri thote se prej vitit 1978 nuk ka asnje tjeter perpjekje per te ndertuar nje
histori te letersise bashkekohore shqipe. Nje fakt te cilin e mbeshteti edhe studiuesi Agim Vinca duke thene se jemi i vetmi vend ne Ballkan qe nuk kemi nje histori te letersise bashkekohore dhe iu referua serish sproves se vitit 1978. Referuesit ne seancen e djeshme u munduan ta shihnin letersine e soc-realizmit nga kendveshtrime te ndryshme si teorik estetik psiko-moral ideologjik etj.
Demet qe i solli letersise realizmi socialist
Pavaresisht kendveshtrimit te gjithe ishin ne nje mendje realizmi socialist e demtoi shume letersine shqipe. Studiuesi Ali Xhiku theksoi kornizimin qe pati kjo letersi nga normat e realizmit socialist dhe menyren se si u aplikuan ato ne Shqiperi. Kishin degjuar per dialektiken marksiste por nuk e njihnin mire ate pasi dialektika per te cilen kishte folur edhe Lenini nuk perputhej me njeanshmerine. Sipas tij vepra e nje shkrimtari analizohej se bashku me veprimtarine e tij dhe vepra e nje reaksionari nuk mund te ishte vecse e tille. Dhe ne kete fryme u vleresuan veprat e Fishtes Koliqit Konices Kutelit Poradecit. Nje nga demet me te medha qe realizmi socialist i solli letersise shqipe ishte nderprerja e trashegimise letrare. Sipas studiuesit Bashkim Kucuku letersia shqipe pas Luftes se Dyte Boterore nuk do te zhvillohej ne nje terren djerre dhe mund te kishte pasur nje ecuri normale. Per te mbeshtetur kete fakt ai permendi perberjen e komisionit te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne tetor te vitit 1945 Imzot Vincens Prendushi Sejfulla Maleshova Sterjo Spase Dhimiter Pasko Lasgush Poradeci Skender Luarasi etj. Po kesaj ideje i qendruan edhe studiuesit Ymer iraku Sabri Hamiti e Agim Vinca. U shkeput lidhja me letersine e tradites te viteve 20-30 dhe u vendos nje lidhje horizontale me ate te Bashkimit Sovjetik tha Vinca teksa shton se doktrina e realizmit socialist i solli deme te pallogaritshme letersine duke e varferuar nga pikepamja tematike emocionale e stilistike. Per Sabri Hamitin letersia e realizmit socialist ishte nje letersi utopike e cila solli nje ngushtesi ideore ne letersine shqipe.
Qendrimet e shkrimtareve ndaj dogmes
Studiuesi Bashkim Kucuku ne referatin e tij me titull Shformimet psiko-morale botekuptimore e letrare prej metodes se realizmit socialist censures u shpreh se qendrimet e shkrimtareve shqiptare ndaj metodes se realizmit socialist ishte e ndryshme. Kishte nga ata shkrimtare qe iu binden dogmes ne menyre krejt te natyrshme ata qe iu kundervune teresisht asaj dhe paten edhe pasoja fatale. Por ishin dhe ata qe tjeter gje propagandonin ndersa ne krijimtarine e tyre u devijonin normave te realizmit socialist. Dhe duket se rasti me i komplikuar eshte pikerisht ky i fundit ku manifestohen edhe probleme psiko-sociale qe evidentohen edhe ne vepren e ketyre shkrimtareve te quajtur te kompromisit. Pikerisht ketu u shfaq edhe fenomeni i dyzimit qe sipas Kucukut eshte i skajshem tek shkrimtari Ismail Kadare i cili te pakten deri ne fund te viteve 70 ishte shprehur pro realizimit socialist por qe ne veprat e tij u shpetonte ketyre rregullave. Kesaj linje i qendroi edhe studiuesi nga Prishtina Agim Vinca sipas te cilit shkrimtaret qe iu binden dogmes qe u bene thjesht megafone te pushtetit pas viteve 90 vdiqen ndonese ishin gjalle. Nderkohe qe sipas Vinces nuk ndodhi keshtu me shkrimtare si Dritero Agolli Fatos Arapi Jakov Xoxa Naum Prifti Teodor Laco Sabri Godo e te tjere qe nuk permenden te cilet arriten ti shpetonin realizmit socialist dhe te krijonin vepra qe i rezistuan kohes. Per tu ndalur tek Ismail Kadare qe sipas tij eshte nje fenomen dhe qe ka krijuar disa nga veprat me te mira te letersise shqipe te gjysmes se dyte te shek. XX. Nuk u lane pa permendur tentativat per ta cliruar letersine nga dogmat e socrealizmit. I tille ishte debati i vitit 61 mbi te cilin referoi Ymer iraku e qe sipas tij nuk ishte i rastesishem por u zhvillua nga shkrimtaret me te talentuar te kohes si Ismail Kadare Fatos Arapi etj.
Alma Mile