Jo me fishekzjarre qe plasin me zhurme
Qeveria miratoi dje disa ndryshime ne ligjin per lendet plasese per perdorim civil duke ndaluar specifikisht importin apo prodhimin e shashkave brenda territorit te Shqiperise. Ndalimi eshte bere duke ndryshuar perkufizimin e grupit te fishekzjarreve ku jane lene jashte shashkat.
Lendet piroteknike dhe fishekzjarre per perdorim civil qe lejohen te importohen eksportohen apo prodhohen ne Republiken e Shqiperise jane ato mallra transformimi i te cilave behet vetem me djegie me shpejtesi 1-10 meter/sekonde qe leshojne flake dhe drite me ndricim me ngjyra te ndryshme - theksohet ne perkufizimin e ri qe ka miratuar qeveria ne lidhje me fishekzjarret.
Ne fakt qeveria ka hequr fare nenin ku perkufizoheshin lendet plasese per perdorim civil duke i nxjerre ato jashte ligjit.
Deri me tani ishim mesuar te shihnim te medhenj e te vegjel qe te hidhnin shashka me fuqi te madhe shperthyese per gezimin e zhurmes por edhe per tu argetuar ne nje menyre shume te cuditshme duke trembur te tjeret.
Ndryshimet ne ligj parashikojne edhe nje sere masash shoqeruese ne lidhje me importin apo prodhimin e fishekzjarreve ne vend. Keshtu per shembull cdo kompani qe importon fishekzjarre duhet te ndjeke edhe kalimin e tyre deri tek shitesit me pakice deri tek perdoruesi i fundit. Kjo do te behet nepermjet nje sistemi qe kompanite vete duhet te organizojne rregullat e funksionimit te te cilit do te miratohen ne nje kohe te dyte nga qeveria.
Rolin kryesor ne kete proces do ta kene kompanite qe importojne lende plasese per perdorim civil sic mund te jete tritoli qe perdoret ne ndertimin e rrugeve por te njejtat rregulla pritet te ndjekin edhe importuesit e fishekzjarreve.
Institucioni qe percakton procedurat per dhenien e licences per prodhimin importimin eksportimin magazinimin e lendeve piroteknike dhe fishekzjarre eshte Keshilli i Ministrave.
Ministria e Mbrojtjes kontrollon verifikon ndjek dhe zbaton prodhimin importimin dhe eksportimin e lendeve piroteknike e fishekzjarre dhe percakton me rregullore te vecante menyren kushtet dhe kriteret. Ministria e Brendshme kontrollon verifikon ndjek dhe zbaton magazinimin e lendeve piroteknike e fishekzjarre dhe percakton me rregullore te vecante menyren kushtet dhe kriteret.. Emirjon Senja