E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri kontrollohen sahatet e energjise elektrike

TIRAN- Dyshimeve te njerezve se sahati qe mat energjine elektrike nuk tregon gjithmone shifren e duhur duket se shume shpejt do tu vije fundi. Kompania e shperndarjes se energjise elektrike ka vendosur nje praktike te re te matjes qe ka te beje me kolaudimin e sahateve mates.


Qytetaret do te kene mundesine te perfitojne nga nje kontroll falas dhe nese serish nuk jane te kenaqur mund te kerkojne nje kontroll te dyte i cili kete here do te jete me pagese.


Kjo ceshtje u diskutua dje ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese ne Kuvend ku u miratuan ndryshimet ne ligjin per sektorin energjetik ne vend ne te cilin parashikohet kontrolli i te gjithe matesve ne vend per saktesine ne matjen e energjise se harxhuar. Fillimisht kontrolli do te kryhet nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise ne te gjithe territorin e vendit.


Ky do te jete kontrolli fillestar dhe pa kosto financiare per qytetaret. Per matesit qe do te kapen me pasaktesi ne matje do ti kerkohet kompanise se shperndarjes se energjise qe te beje zevendesimin e tyre. Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise do te kontraktoje kompani qe do te kryejne matjet ne cdo qark te vendit sherbim i cili do te jepet me koncesion.


Me perfundimin e kontrollit te pare me pas procedura do te bazohet mbi ankesat e abonenteve. Nese dikush dyshon se matesi i tij nuk pasqyron ate qe realisht harxhohet ai mund ti drejtohet ketij institucioni me nje kerkese per kontrollin e kesaj aparature.


Ne kete rast parashikohet nje procedure tjeter per sa i perket kostos. Nese pas ankeses se qytetarit matesi i kontrolluar del vertet me probleme kolaudimi si dhe zevendesimi apo riparimi i tij behen pa kosto financiare per konsumatorin.

Por nese pas kontrollit rezulton se matesi nuk ka probleme dhe dyshimet e konsumatorit kane qene te pabazuara duhet qe ky i fundit te perballoje koston e ketij sherbimi. Per sa i perket kostos se kolaudimit te nje matesi te energjise elektrike nuk ka ende nje cmim te percaktuar por pritet te jete nje shifer midis nje dhe tre mije lekeve.


shte pare e arsyeshme qe te vendoset ky kusht pasi mendohet se nese kontrolli i matesit do te ishte pa kosto per konsumatoret mund te ndodhe qe pjesa me e madhe e tyre qofte edhe pa pasur dyshime te kerkojne kolaudimin e tij. Ishte pikerisht kjo pike e ligjit e cila shkaktoi diskutime ne Komision.


Deputeti Osman Metalla theksoi se cdo qytetari duhet ti jepet e drejta qe te ankohet apo kerkoje kontrollin e saktesise se matesit te tij. Nga ana tjeter kreu i Komisionit Jemin Gjana tha se lenia e lire e kerkeses per kontroll te matesit mund te shkaktonte radhe dhe fluks te pajustifikueshem ne ofrimin e ketij sherbimi. Per kete arsye ligjvenesit zgjodhen te aplikojne procedurat qe ndiqen zakonisht ne proceset gjyqesore ku humbesi merr persiper edhe kostot gjyqit.


Kush vjedh burg dhe demshperblim


Pjese e ligjit te ri ka qene edhe ashpersimi i denimeve per ata qe kapen duke vjedhur energji elektrike. Ligji i cili pritet te kaloje se shpejti ne seance plenare parashikon qe krahas denimit me heqje lirie ai qe kapet duke vjedhur energji te demshperbleje edhe kompanine e shperndarjes.


Kush vidhte energjine elektrike ne baze te legjislacionit denohet me heqje lirie dhe u hoq ai nen qe bente fjale per denim ekonomik. Kompania ka derguar per ndjekje rreth 600 raste nga keto nuk pasur denime dhe kompania nga ana e saj nuk ka marre demshperblim - u shpreh kreu i ERE-s Bujar Nepravishta i cili gjithashtu ishte i pranishem gjate mbledhjes se Komisionit.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›