Unaza e madhe qeveria nuk ka fonde per ta ndertuar
Ekspertet Firmat nuk ia prishin dot Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve do detyrohen ta ndertojne me parate e tyre. Fondi 5 milione leke sherben vetem per te hapur tenderin
TIRAN- Unaza e madhe e qytetit duket se do te jete kali i betejes se maxhorances per zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem per Bashkine e Tiranes. Pas miratimit te projektit ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Rregullimit te Territorit qeveria vendosi dje fillimin e procedurave te tenderimit per segmentin Komuna e Parisit - Rruga e Elbasanit.
Hapja e tenderit parashikon pranimin e ofertave dhe perzgjedhjen e kompanise fituese e cila me pas do te filloje punimet per ndertimin e segmentit ne fjale.
Deri ketu gjerat shkojne ne rregull por ceshtja thelbesore ka te beje me fondet me te cilat parashikohet te realizohet ky projekt. Segmenti me gjatesi 5.4 kilometra ka nje kosto totale prej rreth 2.3 miliarde leke por qeveria ka parashikuar ne buxhet vetem pese milione leke.
Kjo eshte nje shume e pakonsiderueshme kur behet fjale per investimet ne rruge aq me shume kur kemi te bejme me nje segment qe ndertohet nga fillimi.
Ndarja e vetem pese milione lekeve nga buxheti i shtetit eshte bere me shpresen per gjetjen e nje financuesi te huaj nepermjet kredive. Kjo do te ishte zgjidhja ideale e cila pritet te aplikohet rendom gjate vitit te ardhshem edhe ne projekte te tjera te parashikuara ne te njejten forme ne projektbuxhetin 2011.
Ata te cilet jane hasur me keto praktika kompanite e ndertimit te rrugeve shpjegojne edhe menyren se si mund te ndertohet rruga edhe nese qeveria nuk i ka leket qe ne momentin kur fillojne punimet.
Administratori i nje kompanie ndertimi ne Tirane shpjegon se shuma e percaktuar nga qeveria per fillimin e punimeve ne nje projekt me vlere totale prej 20 milione euro eshte e paperfillshme.
Sipas tij qeveria mund ti kerkoje kompanise fituese qe te filloje punen me parate e saj. Deri ne momentin kur kompania do te behet gati te dorezoje bilancin nepermjet te cilit kerkon kryerjen e pageses per ate pjese te punimeve qe jane kryer.
Kjo eshte nje procedure qe zgjat tre deri ne kater muaj qe nga momenti kur kane filluar punimet dhe deri ne kete kohe qeveria mund ti kete gjetur parate per te paguar kompanine. Nese nuk jane gjetur ende fondet kompanise i kerkohet perseri te vijoje punimet me parate e saj.
Praktika e deritanishme ka treguar se nese kemi te bejme me nje kompani te fuqishme ajo i vijon punimet me parate e saj nese jo punimet nderpriten deri ne gjetjen e fondeve. Askujt nuk i intereson te prishet me Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve -shton ai.
Segment tjeter i unazes se madhe te Tiranes i miratuar ne KRRTRSH eshte edhe ai Babrru- Kthesa e Kamzes qe nuk eshte parashikuar fare ne buxhet. Segmenti ne fjale ka nje gjatesi prej 6.6 kilometra dhe kosto 115 milione leke.
Mjaft kompani qe kane kryer punime ne llogari te qeverise pergjate ketij viti ankohen se nuk jane paguar deri me tani. Madje ka prej tyre qe jane detyruar te marrin kredi nga bankat per vijimin e punimeve me shpresen qe do te shlyhen nga qeveria per punimet qe kane bere.
Ne daljet e tyre publike kompanite jane shprehur per rendim te situates se tyre financiare per shkak te mospagesave. Kjo gjendje pasqyrohet edhe ne vrojtimin me te fundit te Bankes se Shqiperise mbi biznesin dhe konsumatorin. Sipas tij ndertimi eshte nje nder sektoret qe ka pesuar tkurrjen me te madhe pergjate vitit 2010.
V E N D I M
PR
LEJIMIN E DREJTORIS S PRGJITHSHME T RRUGVE
T ZHVILLOJ PROCEDURN E PROKURIMIT ME OBJEKT NDRTIMI I RRUGS KOMUNA E PARISIT - RRUGA E RE
TIRAN - ELBASAN
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes te nenit 75 te ligjit nr.9643 date 20.11.2006 Per prokurimin publik te ndryshuar dhe te paragrafit te trete te pikes 3/c te kreut I te vendimit nr.1 date 10.1.2007 te Keshillit te Ministrave Per miratimin e rregullave te prokurimit publik te ndryshuar me propozimin e ministrit te Puneve Publike dhe Transportit Keshilli i Ministrave
V E N D O S I
1. Lejimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve si autoritet kontraktor te zhvilloje proceduren e prokurimit me objekt Ndertimi i rruges Komuna e Parisit - Rruga e Re Tirane - Elbasan brenda vitit 2010.
2. Ngarkohen Ministria e Puneve Publike dhe Transportit Ministria e Financave Agjencia e Prokurimit Publik dhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne Fletoren zyrtare.
Bashkia ka pohuar se gjate kesaj kohe ka bashkepunuar me qeverine per te ndertuan unazen e madhe
Bashkia Berisha genjen per Unazen
TIRAN- Bashkia e Tiranes ka reaguar pas deklaratave te Kryeministrit Berisha duke kerkuar transparence te plote ne lidhje me dekumentacionin e ketij projekti. Bashkia ka publikuar dy dokumente qe tregojne se gjate kesaj kohe kane bashkepunuar me qeverine per te perfunduar projektin e Unazes se Madhe te Tiranes.
Dokumenti i pare ishte vendimi i keshillit Bashkiak i dates 19 dhjetor 2008 ku eshte vendosur marrja e huase prej 20 milione eurosh nga Banka Boterore per Zhvillim. Kjo shume do te perdorej per ndertimin e unazes se re ne kryeqytet.
Ne kete vendim Keshilli Bashkiak ka parashikuar edhe kushtet me te cilat do te merret kredia ne rast se ajo do te merrej pa garancine e qeverise qendrore. Sipas deklaratave te djeshme te kryeministrit dy vite me radhe qeveria ka pranuar te jape garancine sovrane per Unazen e Tiranes por ky veprim ka ndeshur ne mospranimin nga ana e kryetarit te Bashkise se Tiranes.
Kesaj deklarate Bashkia i eshte pergjigjur me nje tjeter dokument nje leter te cilen kryetari Edi Rama ja ka derguar ne nentor te 2009 drejtorit te BERZH Peter Reiniger dhe per dijeni edhe kryeministrit Sali Berisha. Ne kete leter te shkruar ne anglisht Rama shprehet i gatshem per bashkepunim me qeverine qendrore per kete projekt te perbashket.
Dje u vendos hapja e tenderit per segmentin e pare te unazes i cili eshte jashte territorit te kryeqytetit
Qeveria hap tenderin per Unazen e madhe
TIRAN- Kryeministri Berisha sulmoi ashper kryebashkiakun Rama duke treguar qe beteja elektorale per kryeqytetin tashme ka nisur.
Ai ka nderhyre dje ne te drejten e bashkise per te ndertuar Unazen e madhe te Tiranes por kete gje e ka bere ne menyre te kujdesshme duke vendosur nisjen e punes per nje segment qe perfshin komunat rreth kryeqytetit.
Qeveria ka vendosur hapjen e tenderit per ndertimin e rruges Komuna e Parisit - Rruga e Re Tirane - Elbasan nje projekt qe eshte parashikuar te kushtoje 2.4 miliarde leke.
Por ne buxhet qeveria ka parashikuar vetem pese milione leke aq sa duhen per te hapur tenderin por qe kurrsesi nuk do te mjaftojne per te bere rrugen. E gjithe kjo lufte mes dy institucioneve behet pikerisht ne prag te hapjes se fushates elektorale per vendoret 2011.
Tirana do te kete njeren prej unazave me moderne. Ne krahun veriperendimor te saj do te jete me 8 korsi dhe projekti eshte gati- tha dje Berisha. Ai pohoi se kredia per ndertimin e Unazes se re nuk eshte djegur por ajo do te merret dhe do te vihet ne zbatim. Kjo kredi eshte marre nga Bashkia Tirane dhe eshte miratuar nga keshilli bashkiak por qeveria synon pervetesimin e saj.
Kryeministri ka pohuar se kredia eshte marre ne bashkepunim dhe puna duhet bere si fryt i Bashkise dhe Qeverise per faktin se unaza shtrihet edhe jashte territorit te bashkise Tirane.