E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jo në emrin tim”, dita e 11-të e protestës, përkrahje e fuqishme UÇK-së dhe drejtuesve të saj në Hagë

PRISHTINË, 26 shtator/ATSH/ Edhe sonte, natën e 11-të me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen edhe sonte, nga ora 21:00.

“DITA 11. Edhe sonte, në ora 21:00, Sheshi ‘Skënderbeu’. Nuk ndalemi. Nuk heshtim. Nuk harrojmë. Bashkë për UÇK-në! Shihemi sonte!”, shkroi Haziri.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.

Gjatë ditës më herët u organizuan protesta edhe në Gjermani dhe në Finlandë.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›