Jo, nuk ngre varrenë, të godas një mizë!
Vargje nga Arben Duka
Shan ndonjë dykëmbësh,
Fare pa mlexuar,
Dhe hap kundra meje,
Zjarr të përqendruar!
Dhe kur them për plehrat,
Do jemi kazan,
Ky dykëmbësh ziu,
Përsëri më shan!
Ti nuk je idiot,
Kaq e kam kuptuar,
Po nga anë e ligë,
Me kohë je rreshtuar!
Edhe po të bie,
Këtu xhevahirë,
Ti do bësh zanatin,
Që ke për të nxirë!
Kur denoncoj plehrat,
Luftoj dhe me ty,
Po asgjë e mirë,
Tek ty sbën dobi!
Kurrë nuk vjen e keqa,
Nga vargjet e mia,
Por ti je rreshtuar,
Veç nga ligësia!
Unë stë llogaris,
A u bëfsh me gjizë,
Dhe nuk ngre varrenë,
të godas një mizë!
Për të mirën tënde,
Pena ime shkruan,
Po ti për Saliun,
Si për mamën vuan!
Se Sala paguan,
Dhjetëra kalemxhi,
Dhe nuk mund ta mbroj,
Një fakir si ty!
Ti smund ta kuptosh,
Një gjë që kuptohet,
Sala bën hatara,
Dhe nuk do të mbrohet!
Ai smendon kurrë,
Se është gabim,
Ndaj po të shkon kot,
Gjithë ky vetëmohim!