Jo reforme por reformez - Politika permireson ligjin per trajtimin shtepiak te te moshuarve

Gjermanet jetojne me gjate. Prej dekadash ata bejne me pak femije keshtu qe numri i te moshuarve ne numrin e pergjithshem te popullates rritet gjithnje e me shume. Politika ka bere nje hap ne vitet 90-te duke futur sigurimin e trajtimit shendetesor per te moshuarit. Por ky instrument nuk eshte i plote sidomos per te semuret me skleroze. Nga ana tjeter edhe financimi i nje sistemi te tille eshte i pasigurte ne te ardhmen.
Partite e djathta gjermane aktualisht ne pushtet ajo kristiandemokrate CDU kristiansociale CSU dhe partia liberale vendosen para dy vitesh te zgjidhnin problemet e perkujdesit shendetesor per te moshuarit me nje reforme zgjeruar te sistemit shendetesor. Por ata nuk e kane arritur deri me tani synimin e shpallur qe te gjithe punemarresit te paguajne nje kontribut te caktuar ne nje fond perkates dhe me kete te krijohet nje shtylle e dyte mbeshtetese per financimin e sigurimit shendetesor per te moshuarit.
Shtyhet reforma e madhe per perkujdesjen per te moshuarit
Sot 20.10 Bundestagu gjerman vendos per ligjin e ri per lehtesimin e kushteve te punes per personat qe kujdesen ne shtepi per te afermit e moshuar. Ligji parasheh nje reduktim te kohes se punes deri ne dy vjet dhe kufizon humbjet ne paga per keta persona. Dhe punemarresit do te marrin nje mbeshtetje financiare nga shteti. Ndersa reforma e madhe e planifikuar nga qeveria gjermane do te shtyhet ne janar te vitit 2012.
Puna ne azile jo atraktive
Por gjendja ne azilet e pleqve ne Gjermani qe tani eshte alarmante. Mungojne forcat e kualifikuara. Te jesh infermiere e specializuar per azilet e pleqve nuk eshte ndonje profesion atraktiv ne Gjermani. Pune me turne me mungese personeli dhe me nje page te ulet. Infermieret e azileve marrin pas tre vitesh shkollim 2.200 euro bruto.
Drejtoresha e azilit Shen Konradi Christiane Sievert thote Qendra jone eshte prezantuar nga e premtja deri te dielen ne nje panair se bashku me supermarketet drejtorite e ujesjellesit apo firma te tjera. Ne per fat te keq duhet te kuptonim ne fund se interesi tek te rinjte eshte zero. Ata nuk duan te punojne ne azile pleqsh. Pavaresisht nese punon ne administrate ne kuzhine apo ne infermieri.
Gjendja ne azilet e te moshuarve e veshtire
Ne fillim te viteve 90-te u reduktuan vendet e kualifikimit per infermiere azilesh. Me kalimin e kohes u larguan edhe aplikantet. Politika gjermane e humbi rastin per te zgjidhur kete problem ne kohen e duhur kritikon Andres Westerfellhaus nga Keshilli Gjerman per Azilet. Qe tani sundon gjendja e jashtezakonshme ne azile thote ai. Nderkohe qe numri i te moshuarve qe kane nevoje per trajtim pasi jane te paafte te jetojne vetem rritet me shpejtesi. Deri ne vitin 2025 do te duhen deri ne 300.000 infermiere azilesh llogarit ai. Ne vende te tjera te botes por edhe brenda Bashkimit Evropian duhet thene se ky problem po ashtu eshte i pazgjidhur. Ne si shoqata azilesh kemi nenshkruar nje kod etike permes te cilit heqim dore nga marrja e fuqise punetore ne vendet e tjera sepse me kete hap i shtojme edhe me shume problemet ne trajtimin e te moshuarve ne keto vende.
Nje gje eshte e sigurte. Gjermanet duhet te paguajne me shume ne te ardhmen nese duan qe te trajtohen me dinjitet ne pleqeri. Duhet rritur numri i vendeve te kualifikimit dhe duhet ofruar nje page me e mire per kete krah pune kerkojne ekspertet.
Autor Doris Krannich/Peter Sttzle/Lindita Arapi
Redaktoi Angjelina Verbica