Bilanc lufte Zgjidhja e konfliktit te prones ne Shqiperi

Kohet e fundit Gjykata Kushtetuese e Tiranes shpalli si antikushtetues tre nene ne ligjin shqiptar per kthimin e pronave. Shfuqizimi i tre neneve i heq te drejten Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nje strukture kjo e administrates shteterore te shpalle te pavlefshme vendimet nder vite te Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.
Agim Toro kryetar i Shoqates Pronesi me drejtesi shoqate qe paditi ligjin ne Gjykaten Kushtetuese e konsideron nje zhvillim shume pozitiv vendimin e sapomarre te kesaj Gjykate. Me shpalljen antikushtetuese te tre neneve Gjykata Kushtetuese i mbyll administrates shteterore te gjitha hapesirat per nderhyre ne te drejtat civile te qytetareve te cilat tanime jane fituar dhe konsoliduar me vendimet e Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave duke filluar qe nga viti 1992 dhe ne vazhdim. Sipas ekspertit Toro vendimet e ketyre komisioneve Gjykata Nderkombetare e Strasburgut i njeh tashme si vendime gjyqesore.
Nenet e saposhpallura antikushtetuese kishin per qellim tu hiqnin mundesine qytetareve per t iu drejtuar Strasburgut thote ai. Nese nje qytetar ankohej ne Gjykaten e Strasburgut atehere administrata shteterore pra Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave kishte te drejte te anullonte vendimin e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te pronave dhe ne kete rast Gjykata e Strasburgut nuk kishte me se cfare te gjykonte pasi nuk ekzistonte vendimi shpjegon Z. Toro.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Agim Toro shoqata Pronesi me drejtesi
Gjykata e Strasburgut - 530 ankimime per tu shqyrtuar per ceshtje prone
Nuk jane te pakta rastet kur Gjykata Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg u ka dhene te drejte pronareve qe kane trokitur ne dyert e saj. Kjo gjykate mbetet shansi i fundit per pronaret kur strukturat vendase deshtojne njera pas tjetres per tu kthyer atyre pronen legjitime. Agim Toro konfirmon se ne Gjykaten e Strasburgut ka sot 530 ankimime te pranuara per te hapur procese gjyqesore. Vetem gjate vitit 2010 jane dhene 26 vendime ne favor te pronareve qe per fat te keq nuk shihen si nje uragan do te thoja per qeverine shqiptare. Nderkohe qe Strasburgu ka orientuar qe ceshtja e pronave duhet te zgjidhet ne Shqiperi dhe qeverite e Tiranes duhet te respektojne Konventen Europiane te Lirive dhe te Drejtave themelore te njeriut. Ne rast te kundert ka paralajmeruar Strasburgu qeveria e Tiranes do te ndeshkohet. thote Toro.
Gjykata e Strasburgut ka kaluar nga paralajmerimet ne veprime konkrete. Ndeshkimi me i fresket i Strasburgut eshte ai prej 3 2 milion eurosh qe kjo Gjykate i ka vene qeverise aktuale te Tiranes per moszbatimin e vendimit qe ajo mori per kompensimin e pronareve legjitime te nje familjeje te quajtur Delvina. Ky ndeshkim vjen si nje sinjal i forte per qeverine e Tiranes qe ajo te mos e zvarrise pa fund gjetjen e nje formule per te zgjidhur drejt ceshtjen e kthimit te prones tek pronari i ligjshem dhe kompensimin e tij kur kjo nuk eshte e mundur. Kjo jo vetem per te zbatuar ne praktike Konventen e Keshillit te Europes per te Drejtat e Njeriut ku Shqiperia eshte pale por edhe per te hequr pronen si shkak per vrasjet e shumta qe po ndodhin ne Shqiperi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjykata Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg
eshtja e pazgjidhur e pronave - shkak per mbi 8 mije vrasje ne 20 vjet
Shifrat zyrtare per konfliktet ne Shqiperi per pronen dhe token jane 4 979 raste ne fshatra dhe 3 163 raste ne qytete pra e kalojne numrin 8 mije te vrare. Ky eshte nje bilanc lufte me shume se nje i vrare ne dite ne 20 vitet e fundit. Nese nuk zgjidhet problemi i prones konfliktet dhe vrasjet do te vazhdojne pa zgjidhur problemin e prones nuk mund te themi qe Shqiperia eshte nje vend demokratik thote Agim Toro.
Shkakun per konfliktet sociale dhe te vraret Z. Toro e gjen tek korrupsioni tek dhenia e tokes se pronareve te ligjshem personave te tjere ne baze dokumentash te fallsifikuara. Por ai ka besim se ka trokitur fillimi i fundit te moszgjidhjes se ceshtjes se pronareve te ligjshem. eshtja e prones do te zgjidhet se sben. Shqiperia nuk mund te vazhdoje te mbetet vendi ku ligjin nuk e ben shteti por arma.thote z. Toro.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Lindita Arapi