Jo, ska asnjë problem, duam thjesht të blejmë akullore (FOTO)
Share
Kur një helikopter i forcave të shpëtimit zbriti në një nga plazhet e Britanisë, të pranishmit nxituan për të parë se çfarë aksioni do kryenin ata. Do ishte dikush i plagosur? Apo pati ndonjë problem motori i helikopterit? As njëra dhe as tjetra. Ata kishin ndaluar thjesht për të blerë nga një akullore Magnum.
Më falni, si mund tju ndihmoj, u tha shitësi.
Duam katër akullore.
Vërtet, pyeti i çuditur shitësi.
Ministria e Mbrojtjes reagoi pas ngjarjes duke thënë se sjellja e tyre nuk ishte normale, por ata nuk kishin thyer rregulloren.



