E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varka Bin Laden, rrezik për sigurinë e Lojërave Olimpike

Share

Kur djemtë e tij të vegjël menduan që ti vinin varkës një emër pak të çuditshëm, londinezi Laurence Godfrey i la fëmijët të jenë fëmijë.

Kështu në varkën e tyre ata shkruan me bojë emrin Bin Laden 1. Dilan, 11 vjeç, e kishte dëgjuar emrin në TV dhe mendonte se ishte qesharak.

Por varka për fat të keq ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Doktorit Godfrey i është thënë se ai duhet të ndryshojë emrin për shkak se përbën rrezik për sigurinë e Lojërave Olimpike.

Pavarësisht se ata e përdorin varkën prej dy vitesh, nuk kanë pasur probleme deri kur në një moment policia i ndaloi dhe kërkuan ndryshimin e emrit përpara Lojërave Olimpike. Fëmijët ishin në varkë në momentin e ndalimit dhe thonë se janë terrorizuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›