Familja kërkoi në Top Channel të më nxirrnin urgjent nga Big Brother

Gerta e Big Brother
Entela Resuli
Për të janë thënë shumë kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother: që nga fakti se ka qenë e lidhur me një biznesmen 40-vjeçar e deri tek një operacion plastik për ti ngjarë Elvana Gjatës. Është përfolur gjithashtu për veshjet e saj të shtrenjta dhe harxhimet marramendëse, etj, etj. Gerta Matohiti, e sapo diplomuar për Juridik duket se e ka shijuar qëndrimin në atë shtëpi edhe pse i vjen keq që kjo aventurë more fund kaq shpejt. Sot, një javë pas daljes, ajo është personazh në faqet e Jetës në Shekulli për të na folur për veten:
Të gjithë e kanë një qëllim kur hyjnë në Big Brother, po për ju Gerta, cili ishte?
Unë thjeshtë kam hyrë për eksperiencë. Mendova ta provojë njëherë Big Brotherin. Më duket një lojë ku kënaqesh, argëtohesh dhe deri diku afirmohesh si person e bëhesh publik, vetëm kaq.
Ky emision nuk ka mëshirë për jetën private. Ju kishit frikë nga e kaluara juaj?
Duke njohur pak a shumë veten time dhe duke ditur se çfarë kam bërë në të kaluarën, mendova se për mua nuk do të kishte asnjë lloj problemi, pasi nuk kisha asgjë për të fshehur. Çdo gjë që kam thënë brenda, është e vërteta dhe realiteti im jashtë. Kisha vetëm merakun se, në bazë të lojës çfarë do të mendonte familja, prindërit ndërsa për të tjerat isha shumë e lirshme aty brenda.
Dhe si kishin reaguar prindërit për lojën tuaj në atë shtëpi?
Javën e parë, kur unë po afrohesha me Arbërin, familja ime kishte bërë namin në produksion; Nxirreni gocën që aty! Pastaj ishin qetësuar disi.
Pse? U kishit premtuar që nuk do të lidheshit me njeri aty brenda?
Jo jo, as nuk e kishim hapur si temë, por është diçka, kur një prind shikon vajzën në televizion dhe veprimet e saj janë në sytë e tërë botës, normal që…
Një nga djemtë që u afrua më shumë me ju brenda ishte Arbëri, natën që dolët ai ju këndoi një këngë dashurie. Si e pritët?
Ishte diçka e këndshme, që unë e kisha dëgjuar dhe herë të tjera nga Arbëri gjatë qëndrimit në shtëpi, por që nuk e prisja që ta bënte aty live, ndaj dhe u emocionova. Për Arbërin, përveçse shok, nuk kam asgjë.
Ka ndonjë shans Arbëri, kur të dal?
Jo. Ai e di, dhe unë ja kam thënë, nuk është natyra ime.
Pse, si ju pëlqejnë meshkujt juve?
Normal, gjera normale që çdo femër i do. I sjellshëm, i komunikueshëm e të jetë dhe i humorit kudo.
E kanë të vështirë meshkujt ti afrohen një femre si puna juaj?
Po që është e vërtetë. Mua nuk para më afrohen menjëherë. Ndonjëherë me vjen dhe inat: po këta çfarë kanë (qesh).
Nëse do të pëlqente një djalë aty brenda do lidheshe?
Po të më pëlqente realisht, po.
Do bëje dashuri në kamera?
Këtë jo. Jam natyrë e rezervuar për sa i përket intimitetit.
Është e vërtetë që ke qenë e lidhur me një biznesmen 40-vjeçar, kështu është përfolur në faqet rozë të mediave?
Shtojnë shumë gjera, por pa qenë vetë personi që e thotë, nuk besoj se ka kuptim. Nuk është aspak e vërtetë një gjë e tillë.
Është folur se harxhon shumë për veshjet dhe rrobat i keni të gjitha të shtrenjta?
Shpenzojë, por jo aq shumë sa është folur aty. E kam si antistres që kur jam e mërzitur
Një tjetër lajm për ty, ishte që jeni bërë operacion plastik për ti ngjarë Elvana Gjatës, sa e vërtetë është?
Këtu ja kanë futur kot. As nuk e kam marrë mundimin. Kam bërë operacion hundën, por ka qenë thjeshtë devijim kocke që mua me pengonte në frymëmarrje dhe më shkaktonte dhimbje koke. Nuk kam bërë asgjë përveç hundës, jam 100 për qind unë.
Kur hyrë në Big Brother ishe single?
Po, dhe jam akoma single, jam e lirë (qesh).
Çfarë mendimi ke për Françeskën?
Unë me Françeskën nuk kam pasur asgjë, pavarësisht se është keqkuptuar. Madje më pëlqen si gocë, është simpatike dhe unë vajzat simpatike i kam qejf , nuk jam tip xheloze për sa i përket kësaj gjëje. Është inteligjente, shumë inteligjente për moshën që ka.
Një anë negative të sajën?
Pak koketë.
Ermali?
Djalë i ditur, që mendojë se e ka nga të lexuarit, por jo të lindur.
Liami?
Me zgjuarsi të lindur. Ka dhe eksperiencë jete.
I keni parë fotot e Gentës, çfarë mendimi keni?
I kam parë dhe jam skandalizuar. Unë e kisha thënë dhe brenda madje e kam nominuar duke thënë që; Më duket shumë banale, si në fjalor dhe në mënyrën e të sjelljes. Nuk prisja të shkoja këto foto, pasi një vajzë që viktimizohet, nga Babani, që nuk del dhe të ishte aq e hapur, gjera që ne kemi jetuar në mes të qytetit dhe… më ka lënë pa fjalë.