Meta: Gratë forcë e madhe, që çon përpara zhvillimin e shoqërisë
FIER- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha sot në Fier, se, "gratë janë një forcë e madhe, një potencial dhe vlerë e lartë që çon përpara zhvillimin e shoqërisë".
Gjatë një takimi të zhvilluar degën lokale të Lëvizjes së Grave për Integrim(LGI), kryetari i LSI-së, Ilir Meta i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe anëtarë të kryesisë, tha se, "në politikat e LSI, raportet dhe përfaqësimi i gjinisë femërore shikohet si prioritet".
Kryetari i LSI-së, Meta, u fokusua gjithashtu në zhvillimet aktuale politike në vend duke theksuar se "nuk duhet të ketë politizim të zgjedhjeve në gjyqësor".
"Mesazhi ynë është i qartë, politika nuk duhet të ndërhyjë te gjyqësori, për t'i siguruar atij integritet dhe atmosferën e nevojshme, që sistemi i drejtësisë të ushtrojë i pavarur funksionin e tij të drejtësisë", u shpreh ai.
Sipas tij, LSI synon që të shtojë energjitë për zbatimin e programit ,që në thelb është një program që mëshiron harmoninë politiko-shoqërore e sociale.
Meta u shpreh se, "LSI duhet të jetë më kërkuese ndaj vetes dhe më krijuese, për të gjetur të gjitha rrugët për frenimin e efekteve negative në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të fenomeneve politiko-shoqërore".
(d.b/BalkanWeb)