Jo vaksinës ndajA/H1N1, qytetarët kanë frikë nga efektet anësore
Shumë qytetarë refuzojnë të marrin vaksinën kundër gripit të derrave. Ky konstatim vjen pas një vëzhgimi që është bërë nga kamera e "Ora News" në poliklinikat e kryeqytetit. Sipas infermiereve të cilat janë caktuar të bëjnë vaksinat e gripit të derrit mësohet se është ulur numri i personave të interesuar për të bërë këtë injeksion. Kështu në poliklinikën nr 10 në Tiranë për vitin 2010 nuk është regjistruar asnjë person që të ketë bërë vaksinën e gripit të derrit. Këtë ulje të numrit mjekët e shpjegojnë me frikën e pacientëve për efektet asnësore që mund të shkaktojë vaksina e gripit të derrit. Kështu edhe pas një fushate sensibilizuese për vaksinimin e të gjithë personave vetëm një numër shumë i vogël i janë përgjigjur duke shkuar në poliklinika për të bërë vaksinën e gripit të derrit.