Babadimri ia plotëson dëshirën Rihannës

Bukuroshja e popit, Rihanna kishte bërë një deklaratë interesante pak para Krishtlindjeve ku thoshte se dëshironte seks dhe ushqim të mirë për festa.
Duket se këtë dëshirë Babadimri ia ka plotësuar asaj pasi që ajo është fotografuar në krahët e yllit të bejsbollit Matt Kemp me të cilin shijonte temperaturat e larta në bregdetin e Meksikës.
Thashethemet për çiftin së pari patën filluar kur sportisti ju bashkua këngëtares gjatë një koncerti të saj në Dubai për Vitin e Ri.
Por, tani fotografitë e publikuar tregojnë se nuk ka dyshim se lidhja e tyre është trashur.
Fotot po ashtu tregojnë se bukuroshja me në fund ka gjetur një lidhje pas ndarjes brutale me të dashurin Chris Brown pothuajse një vit më parë.