E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris vajton shoqen e saj

Paris Hilton e ka përjetuar rëndë vdekjen tragjike të mikës së saj të ngushtë Casey Johnson.

Pasanikja Casey – trashëgimtarja e kompanisë farmaceutike Johnson & Johnson - është gjetur e vdekur dje në shtëpinë e saj në LA. Ajo kishte vetëm 30 vjet.

Ajo ka qenë një shoqe e ngushtë e Paris dhe e motrës së saj Nicky, të cilat ishin edhe të parat që reaguan pasi morën vesh lajmin.

“Kam qarë në krevat duke shikuar fotografisë sa ishim fëmijë unë Casey, Nicky dhe jam mërzitur shumë. Ndjej se kam humbur një motër. Zemra më është thyer. Do të më mungoj”, ka shkruar Paris në profilin e saj në Twitter.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›