Jo

Rasti më i njohur, që tashmë është futur në historinë e kinemasë, është “jo”-ja e ‘Magnum-it P.I.’ të atëhershëm Tom Selleck Steven Spielberg-ut dhe George Lucas-it: “S’do ta interpretoj kurrë arkeologun e këtij filmi për fëmijë”, iu përgjigj regjisorit dhe producentit të angazhuar në përgatitjen e një filmi të quajtur Grabitësit e Arkës së humbur. Duke ia lëshuar kështu njërin nga rolet më me fat të kurdohershme, atë të Indiana Jones, Harrison Ford-it. Por rastet e aktorëve dhe aktoreve që kanë humbur apo hedhur tutje – nga snobizmi, mendjemadhësia, paaftësia për të gjykuar – pjesë prej protagonistësh në filma kult janë të panumërt.
Sigurisht, përveç gabimeve, kjo ka të bëjë edhe me thjesht fatin. Siç tregon rasti i fundit, që ka hedhur në mediat amerikane debati mbi ‘autobusët e humbur’, e që ka të bëjë me John Lithgow-in. Emri i tij një pjese të madhe të publikut s’i thotë gjë, ama fytyra e tij është bukur e njohur, duke pasur parasysh se ka luajtur në disa filma: All that jazz, Footloose, Cliffhanger, Rapporto Pelican, e së fundi në Dreamgirlsdh e I love shopping. Në një intervistë të pak ditëve më parë, aktori ka rrëfyer se ka mundur të jetë i tij roli i Hannibal Lecter në Heshtja e të pafajshmëve. Por që mandej rasti ka avulluar, meqë kanibalin e krijuar në letër nga Thomas Harris e luajti pastaj, në mënyrë të paharrueshme, siç e kujtojmë të gjithë, Anthony Hopkins. Pikërisht ai, Hopkins, në momentin e parë ishte treguar paksa i mëdyshur: nga këtu bileta e llogarisë kishte përfunduar në duart e Lithgow-t. Por kishte mbetur e pashfrytëzuar.
Duke u nisur nga ky zbulim, e përditshmja New York Post ka bërë një listë të dhjetë rasteve më të famshme të humbura.
Njëri nga më i njohuri ka të bëjë me një kampion të komicitetit të viteve Tetëdhjetë, Chevy Chase, të cilin Robert Zemeckis e donte patjetër në filmin e tij Forrest Gump. Një dëshirë e destinuar të mbetet e paplotësuar: e kësodore djaloshi alla amerikan me reflekse të ngadalta dhe me vullnet të çeliktë qe çuar në ekran nga Tom Hanks. Me rezultatet që të gjithë i dimë, përfshirë Oscarin për interpretimin më të mirë mashkullor. Ndërsa Chevy Chase, ani pse mbeti ikonë e komedisë, prej atëherë s’ka bërë më kush e di çka.
Edhe më i pabesueshëm episodi që përfshin Molly Ringwald-in. Në mesin e viteve Tetëdhjetë ishte yllëz i kinemasë, një ikonë e feminilitetit. Ja pse regjisori dhe producentet e Pretty Woman e kontaktuan atë, për ta interpretuar prostitutën hirushe që u dha në sallat e kinemave më 1990 dhe mbeti në zemrat e të gjithë spektatorëve. Por Molly, që me gjasë ndihej më superiore se roli, tha ‘jo’. Duke ia lëshuar rrugën njëfarë Julia Roberts-it. Por s’mjafton. Ngase, duke mbetur gjithnjë në rrethin e personazheve jo të planit të parë që kanë humbur rastin e jetës, duhet të përmendim në mënyrë të veçantë edhe Michael Madsen, të cilit i ka ikur roli në Pulp fiction, me të cilin bëri karrierë John Travolta.
Nga gabimi në gabim, ka ende plot raste të tjera të humbura, kurrë të kthyera, në të cilat shpesh kanë zënë në thua divat e shkallës më të lartë. Si Kevin Costner, që në vitet Nëntëdhjetë, pas filmit Body Guard, refuzoi një projekt interesant dhe të suksesshëm si Krahët e lirisë, për t’u hedhur në njërin nga flop-ët më të rëndë të historisë së kinemasë: Waterworld. E Tim Robbins, që zuri vendin e tij në filmin e injoruar nga ai, ende e falënderon. E njëjta vlen për Gwyneth Paltrow: mirë që flasim për një yll ndërkombëtar, ama të mos bëhesh protagonistja e një filmi super-rekord të kalibrit Titanic mbetet sidoqoftë një biletë e llogarisë hedhur në erë.
Shkurt, edhe yjet gabojnë. Në listën e gabimeve të vlerësimit, apo të ‘jo’-ve të pafalshme, futen në të vërtetë edhe Sean Connery, i cili e ka shmangur qoftë Gandolf-in e trilogjisë Lord of the rings qoftë Morpheus-in e Matrix-it; Michelle Pfeiffer, që s’e ka parë në lartësinë e vet Clarice-n e Heshtja e të pafajshmëve (që pastaj qe interpretuar nga Jodie Foster); Halle Berry kur ende nuk ishte aq e njohur ia la Sandra Bullock-ut kampionin e arkëtimeve, filmin Speed; Mel Gibson që, i përhumbur në ëndrrat e tij të lavdisë (nganjëherë goxha të mjegullta) e la t’i ikën roli i Gladiatorit, me të cilin Russell Crowe u bë yll.
Në fund, duhet përmendur një recordman të vërtetë të ‘jo’-ve mazohiste: Varren Beatty. Ka mundur të jetë protagonist i filmave të bërë kult, si Wall Street, Misery, Boogie Nights. Komplimente përnjëmend: një poker vlerësimesh të gabuara s’mund të arrijë secili.