E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ardhje 2010", shpallet fituesi

Cmimin per artin bashkohor “Ardhje 2010” e ka fituar artisti Dritan Hyska, me nje punim fotografik. Procesi perzgjedhes per kete gare ku moren pjese 7 artiste te rinj ka filluar qe ne muajin prill.

"Juria i jep cmimin "Ardhje 2010" Dritan Hyskes me motivacionin 'Punet e tij shfaqin botekuptim te ri mbi idene e monumenteve te kohes sone'. Fotot e tij nuk jane thjesht dokumentim i realitetit, por artikulim i se tashmes ne gjuhen pamore. Strukturat arkitektonike qe mbushin peisazhin shqiptar, dhe qe artisti zgjedh ti fotografoje na kujtojne skulpturat minimaliste. Duke iu shmangur nostalgjise, keto ndertesa te pambaruara ofrohen si monumente perkujtimore te historise dhe politikes se kohes sone", tha Zef Paci, kurator.

Me kete cmim Dritan Hyska fiton te drejten te qendroje 6 jave ne rezidencen artistike te Nju Jourkut. Që prej vitit 2007, çmimi ARDHJE është ndër veprimtaritë më të rëndësishme dedikuar punës dhe krijimtarisë së artistëve të rinj shqiptarë. Ky cmim ndërtohet vetëm mbi punën e realizuar në mënyrë të pavarur nga vetë artistët, me qëllim nxitjen e krijimtarisë së lirë artistike. Juria ka vleresuar me 2 cmime speciale edhe artistet Ledia Kostandini e Enkelejd Zonja.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›