Katër premiera për gjashtë muaj
Për udhëheqësit e Teatrit Kombëtar, gjashtëmujori i parë i këtij viti duket se ka qenë i suksesshëm. Edhe pse gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore janë realizuar vetëm katër premiera nga ky teatër, menaxhmenti i TKK-së e konsideron këtë gjysmëvit si të suksesshëm.
Ata kanë bërë me dije se gjatë tremujorit të parë dhe të dytë me punën e cila është bërë në Teatrin Kombëtar janë realizuar gjithsej katër premiera, ku përveç aktorëve janë përfshirë edhe një numër i madh i artistëve të fushave të ndryshme të artit. Po ashtu ka pasur edhe shfaqje mysafire të vendeve te ndryshme si dhe repriza të shfaqjeve të cilat janë bartur nga repertori i vitit të kaluar. Mirëpo, sukses i veçantë konsiderohen ftesat e festivaleve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Ajo që menaxhmenti i TKK-së konsideron sukses të veçantë, janë ftesat e festivaleve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat iu janë bërë shfaqjeve të TKK-së. Me këtë rast katër shfaqje do të jenë pjesëmarrëse në gjithsej gjashtë festivale”, është thënë në një komunikatë për media, të lëshuar nga menaxhmenti i TKK-së.
Më tutje, është njoftuar se me datë 17 korrik shfaqja ‘Peer Gynt’ e autorit Ibzen në regji të Slobodan Unkovskit do të jetë pjesëmarrëse ne festivalin ndërkombëtar, të 11-in me radhë , ‘International Festival of Theatre, Butrinti 2010’. Ndërkaq, festivali tjetër ndërkombëtar i cili ka në agjendën e vet shfaqjen ‘Peer Gynt’ është ‘Vera e Ohrit’, i cili do të mbahet me datë 23 korrik.
“Shfaqja ‘Mashtruesit’ e autorit Ilir Bezhani dhe në regji të Clement Peretjatko do të prezantohet në festivalin ndërkombëtar të Zagrebit, ‘International Puppet Theatre Festival (PIF)’ i cili mbahet me datë 29 gusht deri më 3 shtator”, është thënë në këtë komunikatë, ndërsa shfaqja tjetër e TKK-së e cila do të jetë pjesëmarrëse në dy festivale, njëri kombëtar dhe tjetri ndërkombëtar, është shfaqja ‘Beselam pse më flijojnë’ e autorit Rexhep Qosja dhe në regji të Fatos Berishës. Me datë 30 shtator kjo shfaqje do të jetë pjesëmarrëse në festivalin kombëtar në Shqipëri dhe më pas me datë 8 nëntor, shfaqja do të jetë e pranishme në festivalin ndërkombëtar të Maqedonisë ‘Skupi fest’.
Dhe së fundi, shfaqja ‘Çifti Martin’ i autorit Eugene Ionesco në regji të Bekim Lumit do të paraqitet në festivalin ndërkombëtar të Leipzig-ut ‘Euro Scene’, i cili do të mbahet nga data 2 deri më 7 nëntor.
Menaxhmenti i TKK-së i ka bërë këto njoftime, pasi që prej një korrikut do të përmbyllet repertori i shfaqjeve për periudhën janar-qershor 2010. Teatri Kombëtar do të vazhdojë rrjedhat e përditshme, ndërsa nga muaji shtator do të vazhdojë puna me shfaqje të cilat gjendën në repertorin e teatrit si dhe do të punohet për premiera të ardhshme.