E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joana: Anaidi u shit shumë lirë

Ajo ishte gati që të sakrifikonte ëndrrën e saj të “Big Brother”, sepse Anaidi u bë më i rëndësishëm se loja, fama e paratë.

Teksa Joana priste që të jetonte lidhjen e saj të dashurisë, jashtë shtëpisë së vëzhguar, Anaidi që doli si fitues i këtij edicioni, dha deklaratën shokuese të ndarjes. Ai nuk dha arsye të qarta e konkrete, por sipas Joanës, shkaqet e ndarjes mund të jenë vetëm dy, ose ndikimi i të ëmës, ose hipokrizia e madhe e Anaidit.

Joana Gjuzi, tregoi se si po përjeton faktin që i dashuri i saj deklaroi ndarjen në ekran, pa folur fare me të.
"Nuk e dija që në surprizën që u bë do ishin prezentë edhe prindërit e Anaidit. Gjatë gjithë kohës, mendoja se do futesha e vetme për t’i bërë surprizën dhe më informuan për prezencën e prindërve të tij vetëm një minutë përpara se të futeshim. Duke qenë se nuk i kisha takuar asnjëherë prindërit e Anaidit, u ndjeva pak në siklet dhe ja thashë: “Jam e emocionuar sepse takova prindërit e tu, dhe nuk isha në dijeni," ka thene ajo per "Mapo", duke shtuar se ''ata u sollën shumë ftohtë."

Ata ishin shprehur se nuk ishin shumë dakord për lidhjen e Anaidit dhe Joanes, por kjo e fundit nuk ishte ne dijeni:
"Nuk e kam ditur këtë. Unë kam folur vetëm njëherë me mamanë e Anaidit në telefon dhe ka qenë një bisedë shumë e gjatë. Nga kjo bisedë nuk më ka lënë të kuptoja që nuk kanë qenë dakord. Me sa duket, Anaidi u paska ngjarë prindërve të vet, hipokrit si ata. Hipokrit si e ëma, sepse ajo foli në telefon si shumë e sjellshme dhe e dashur, ndërkohë që ka menduar krejt të kundërtën."

Ajo poashtu nuk di si ta shpjegon sjelljen e Anaidit:
"Dy gjëra janë: ose e ka bërë për show dhe është hipokrit në maksimum, shumë dinak. Ose ndoshta, në momentin që doli, sapo e ka takuar e ëma do i ketë thënë që ata s’janë dakord, sepse ndoshta sipas atyre, unë nuk jam parë pozitivisht në publik."

"E mora dhe këtë situatë me sportivitet si gjithmonë, por m’u duk shumë e çuditshme kjo. Nuk e prisja nga Anaidi. Më bëri edhe për të qeshur… Për të qarë jo, absolutisht! Anaidi ia futi vetes. Atë gjest fisnik që kam bërë unë për të, nuk do e bënte as e dashura e as nusja e tij. Hoqa dorë nga 100 milionë lekë për të pa e menduar dy herë, kur sot njerëzit të shesin edhe për 1 milion. Vetë Anaidi e shiti veten për 35 milionë lekë dhe për një makinë që e kanë të gjithë shqiptarët. E shiti veten shumë lirë ai njeri. Femrës edhe i shkon ta shesë veten, po një mashkulli nuk i shkon fare. Njerëzit kanë votuar një hipokrit e s’e kanë kuptuar," ka perfunduar ajo. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›