E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet aktorja e Bolivudit

Jiah Khan, një figurë premtuese e kinemasë së Bolivudit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur mbrëmjen e së hënës në banesën e saj në Mumbaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur të martën mediat indiane, sipas të cilave 25-vjeçarja po kalonte një periudhë depresioni për motive personale.

E rritur në Londër, aktorja debutoi për herë të parë si aktore protagoniste në vitin 2007, në filmin “Nishabd”, ku tregoi siguri në vetëvete, shkruan TCH.  Në vitet e mëvonshme Khan u zgjodh për të interpretuar në dy filma të tjerë, përkrah aktorëve më në zë të kinematografisë indiane, Aamir Khan dhe Akshay Kumar./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›