Pse ka hyrë Joana në Big Brother?

Në shtëpinë e Bog Brother Albania, vazhdon gara mes banorëve, e përcjellë me shumë diskutime e thashetheme.
Njëra nga banoret, Joana , duket t’i kete te qarta arsyet e futjes ne kete spektakel televiziv.
Duke folur me Eldorën ajo thotë se nuk ka hyrë në Big Brother për tu afeksionuar, dashuruar ose të prishi nervat me njerëz që duan vazhdimisht të gërricen me të.Ajo shton se qëllimi që ajo ka për Big Brother është të shkojë në finale dhe pse jo edhe të dalë fituese që andej. Eldora e mbështet dhe i thotë “bravo kështu vazhdo”.
Joana shton se që tani e tutje kush do që të merret me veprimet e saj, është i lirë ta bëjë. Ajo nuk do ta çajë më kokën për reagimet dhe gërricjet e të tjerëve. /Indeksonline/