Joe Biden kryen ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e lëkurës

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një forme kanceri të lëkurës, sipas një njoftimi nga zëdhënësi i tij. Nuk është e specifikuar saktësisht kur është kryer procedura, por disa pamje nga fundi i muajit gusht e tregon atë duke dalë nga një kishë në Delaëare me një plagë të dukshme dhe të freskët në pjesën e kokës.Zëdhënësi bëri me dije se Biden është në proces shërimi dhe po rikuperohet mirë. Bëhet fjalë për një operacion të njohur si Mohs, i cili konsiston në heqjen e një shtrese të hollë indi, ekzaminimin e saj në mënyrë mikroskopike për të përcaktuar nëse ka ende qeliza kancerogjene, dhe përsëritjen e procedurës nëse nevojitet.
Sipas zyrës së tij, kanceri u zbulua pas një vizite mjekësore për shkak të problemeve urinare. Ai aktualisht po vlerëson disa mundësi trajtimi. Në deklaratë thuhet se, edhe pse sëmundja është në një formë më të përparuar dhe agresive, ajo reagon ndaj trajtimit hormonal, gjë që mund të ndihmojë në menaxhimin efektiv të saj.