Pakënaqësi për Fernandes si kapiten, De Gea dhe Casemiro pasardhësit

Bruno Fernandes ka pësuar një goditje të madhe për shpresat e tij për të qenë kapiteni perfundimtar i Manchester United pasi dyshimet rriten në klub mbi përshtatshmërinë e tij për këtë rol.
Portugezi është kritikuar ashpër për paraqitjen e tij të fundit në humbjen poshtëruese 7-0 të së dielës ndaj Liverpool-it, gjatë së cilës pati një sërë rastesh që e kanë portretizuar 28-vjeçarin në një imazh negativ.
Por shqetësimet nëse ai është njeriu i duhur për të udhëhequr ekipin e Erik ten Hag në kohë të gjatë ishin të dukshme edhe përpara paraqitjes se fundjavës. Fernandes e ka drejtuar skuadrën duke qene se kapiteni aktual Maguire, e ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit në stol.
Duke pasur parasysh se ai ka mbajtur shiritin në krah në mungesë të qendërmbrojtësit, Fernandes do të jetë një pretendent për t’u bërë kapiten i përhershëm përpara sezonit 2023/24, gjithmonë nëse, Maguire largohet.
Megjithatë, burime pranë United kanë treguar se ka rezerva brenda kampit nëse Fernandes ka atributet e duhura për të marrë pozicionin. Shumë lojtarë të United u acaruan nga sjellja e tij në fushë të dielën. Mënyra si ai u duk se po shkonte drejt tunelit pa pershendetur edhe tifozët e mbetur të Unitedit, kuptohet se ishte pritur me negativitet.
Në të vërtetë, ekziston një mundesi te United se De Gea ose Casemiro do të ishin më të përshtatshëm për rolin e kapitenit, megjithëse pengesa gjuhësore mund të ishte një faktor që braziliani të merrte shiritin. Megjithatë, të gjithë janë në një mendim për rolin e kapitenit i cili duhet të ketë një frymë kolektive ekipore që ecën përpara. I.Z.