E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joe Cole në radarin e PSG

Paris Saint Germain raportohet se është duke kërkuar mesfushorin e Liverpoolit, Joe Cole.

"The Sun" shkruan se anglezi është në dyshime rreth të ardhmes së tij nën urdhrat e trajnerit Kenny Dalglish, pavarësisht se luajti në çdo ndeshje në para-sezon.

Dhe ekipi i pasur, PSG, tani i mbështetur nga Katar Investment Authority, beson se ata mund ta nxjerrin atë nga Anfield si transferim të lirë, për t`i paguar 90 mijë paund në javë.

Cole, 29-vjeçar, u ka thënë miqve se është i gatshëm të pranojë një largim nga Anglia nëse nuk vjen ndonjë ofertë nga ndonjë top-klub i Premier Ligës.

Spurs po ashtu janë të interesuar në lojtarin, por Harry Redkanp duket të largojë disa lojtarë para se të blejë lojtarë të rinj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›