Johan van Vresvijk, zyrtarisht kryeprokuror i EULEX-it
Vendimi është marrë ditën e martë dhe sipas njoftimit të EULEX-it, është konfirmuar edhe nga Komiteti për Politikë dhe Siguri i Bashkimit Evropian. Në opinionin kosovar Van Vresvijk identifikohet si njeriu që qëndron pas aksioneve të fundit të EULEX-it, të cilat kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Pak ditë më parë Brukseli emëroi gjeneralin francez Havier Bu dë Marniak në postin e shefit të EULEX-it, i cili në tetor do të zëvendësojë Iv de Kermabon. Sipas të dhënave nga zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, në ditët e ardhshme pritet t’i zgjatet mandati edhe përfaqësuesit special të BE-së, Piter Feith, edhe për gjashtë muaj.