E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Duam vizatpor, BE gatiprozhektorët nga ne

TIRANE-Një ditë pas vizitës në Bruksel, Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se pas heqjes së vizave për shqiptarët, BE do ta monitorojë imtësisht Shqipërinë. “Do vëzhgohemi pas heqjes së vizave, prozhektorët e BE do jenë drejtuar në Shqipëri”, deklaroi Berisha në mbledhjen e komitetit ndërinstitucional për masat kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit.

Në këtë pikë, Berisha apeloi që pasi ti jepet viza cdo shqiptar nuk duhet të shkelë afatine caktuar, atë të 3 muajve të qëndrimit në vendet anëtare të BE. “Bëj apel që cdo shqiptar të kthehet pas 90 ditëve qëndrim në shtetin e Shengenit në BE”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë theksoi se një nga pikat e vëzhgimit nga BE drejt Shqipërisë do jetë kultivimi i lëndëve të ndaluara narkotike. Për këtë arsye, kryeministri tha se ndëshkimi me ligj duhet të jetë I ashpër.

“Ligji duhet te veproje mbi te gjithe ata qe kultivojne kanabis. Se po denohen me shume shoferët që e transportojnë se ata që mbjellin canabis. Kjo duhet të marrrë fund. Edhe kryepleqtë, kryetarët e komunave, të gjithë duhet të vihen para ligjit. Autoritetet duhet të denoncojne, nëse gjendet kanabis, ata duhet të vihen para ligjit. Kjo është rruga më e sigurtë për ndalimin e tij”, u shpreh sot Berisha.

Më pas Berisha u ndal në luftën kundër krimit të organizuar ku theksoi se për këtë duhet më rëndësi është mbrojtja e dëshmitarëve.
“Mbrojtja e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë ka një rëndësi të jashtëzakonshme në suksesin e luftës kundër krimit të organizuar”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›