E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushner: Vendimi i GJND-së vulosi pavarësinë e Kosovës

Në një intervistë për të përditshmen e Beogradit “Veçernje novosti”, kryediplomati francez u shpreh i kënaqur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke theksuar se “nuk bëhet fjalë për fitoren e një pale ndaj tjetrës”. “Duhet të shikohet nga e ardhmja dhe e ardhmja është vetëm në integrimet euro-atlantike”, deklaroi Kushner.

Ai ritheksoi se normalizmi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është një domosdoshmëri politike. Sipas ministrit të Jashtëm francez, kjo nuk është kusht për hyrjen në BE, por nuk mund të imagjinohet që Kosova dhe Serbia të integrohen pa zgjidhur më parë problemet e hapura dhe pa zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.

“Duke u shprehur me qartësinë më të madhe, gjykata përfundimisht vë pikën mbi debatin juridik të cilin e nisi Serbia. Tani është e qartë për tërë botën se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pavarësisht emicioneve të njërës apo palës tjetër. Kapitulli i fundit i shpërbërjes së gjatë dhe të dhimbshme të Jugosllavisë tani është përmbyllur. Kosovarët kanë thënë se janë të gatshëm për dialog me serbët. Duhet shfrytëzuar ky rast në interes të të gjithëve, e para së gjithash të serbëve në Kosovë”, theksoi në fund të intervistës Kushner.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›