E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johansson mendon për karrierën politike

Scarlett Johansson ka zbuluar se po mendon për të lënë karrierën kinomatografike për atë politike.28-vjeçarja njihet për mbështetjen e hapur për presidentin Barack Obama dhe në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar” tha se nuk e përjashton hyrjen në politikë.

Kurrë nuk i dihet. Nuk i kufizoj mundësitë e mia. Nëse do të kem më shumë kohë, ndoshta mund të dëgjohet zëri im në politikë. Kurrë nuk ia mbyll derën mundësive të tilla, theksoi aktorja hollivudiane.

Johansson shtoi se familja e ka mësuar që gjithmonë të jetë aktive në politikë

Unë vij nga një familje aktive politikisht. Jam mësuar që të jem një pjesëtare aktive e komunitetit dhe të jem një qytetare e përgjegjshme, deklaroi 28-vjeçarja. P.K

131 (1)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›