E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila luksoze e Miss Yahoo! (FOTO)

Ajo njihet si një grua në karierë. Jo më kot është shefe administrative e kolosit të internetit, Yahoo!. Por Marissa Mayer ka edhe një pasion tjetër, luksin. 

Me bashkëshortin e saj Zac Brogue ajo ka blerë një vilë 35 milionë dollarëshe në rrugën 2950 Broadway të San Françiskos, e njohur ndryshe si Vargu i Miliarderëve pasi atje jetojnë vetëm pasanikë.

Sipas mediave amerikane, çifti kishte përdorur identitete të rreme për të mbajtur larg vëmendjen, por në fund është zbuluar përmes thashethemeve që kanë qarkulluar në internet.

E ndërtuar në vitin 1992 nga arkitekti Frederick H. Meyer, rezidenca madhështore në stil Tudor ruan ende të paprekur dekorin e saj origjinal, elegancën arkitektonike të kohës, me dyshemenë prej druri të ndërtuar me dorë dhe ato xhama nga të cilët shihet një pamje e mrekullueshme e Gjirit të San Françiskos,transmeton “Tch”.  P.K

1

2

3

4

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›