E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johansson në filmin për Hitchcockun

Scarlett Johansson do të luajë rolin e aktores Janet Leigh në filmin kult të Alfred Hitchcock, “Psycho”.

27-vjeçarja do të luajë në filmin që flet për vetë procesin e xhirimit të trilerit psikologjik dhe do të jetë pjesë e ‘ringjalljes’ së skenës më të njohur të vrasjes në hotel.

Dama Helen Mirren do ta luajë rolin e Alma Reville, gruas së Hitchcock, ndërsa aktori britanik James D'Arcy do ta portretizojë aktorin Anthony Perkins, i cili në vitet e gjashtëdhjeta luajti rolin e vrasësit serik, Norman Bates, në filmin ‘Psycho’.

Sipas AP, fokusi kryesor i filmit do të përqendrohet në vendimin e rrezikshëm të regjisorit Alfred Hitchcock që të investojë paratë e tij në filmin “Psycho”, i cili më vonë arriti sukses të jashtëzakonshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›