Filmi për Bin Laden xhirohet në Indi
Filmi i titulluar “Zero Dark Thirty” është bazuar pikërisht në atë që ka qenë periudha e gjatë e kërkimit të Osama bin Ladenit dhe vrasjes së tij në Abbotabad nga forcat amerikane në atë që ishte shndërruar në strofullin e tij.
Por duke qenë se kjo ka qenë një çështje tepër e ndjeshme dhe ka shkaktuar jo pak tension mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, regjisorja nuk ka mundur dot të sigurojë lejen për xhirimin e filmit nga autoritetet pakistaneze, çka e ka detyruar atë të spostojë gjithçka në Indi.
Ndaj edhe tani, regjisorja Bigelow dhe skuadra e saj e produksionit janë përpjekur që të ndërtojnë qytetin famëmadh prej vrasjes së Bin Ladenit, aty ku ai kaloi ditët e fundit, në një tjetër vend, në Indi.
Pas përfundimit të xhirimeve në Chandigarh, ekipi i xhirimit do të spostohet edhe në dy qytete të tjera indiane, Patiala dhe Amritsar. E doemos që në këtë film do të shfaqen jo pak gra të veshura me burka dhe burra të veshur me veshjet tradicionale të zonës për të përcjellë sa më shumë atmosferën.
Nëpërmjet një deklaratë publike, mësohet se xhirime do të ketë edhe në New Delhi. Ndërsa sipas publikimeve në media, filmi pritet të ketë premierën në muajin dhjetor të vitit 2012.
Ky është një tjetër film i bujshëm i regjisores Bigelow e cila ka fituar një trofe Oscar si regjisorja më e mirë në vitin 2008 me filmin “The Hurt Locker”, një film i cili flet për ushtrinë amerikane gjatë luftës në Irak.