E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çdo të thonë “zhgaravinat” në trupin e këngëtareve?

Tatuazhet gjithmonë kanë qenë të diskutuara, meqenëse ka qëndrime të ndryshme rreth tyre. Të cilësuara si mëkat, rebelizëm apo stil, ato vazhdojnë të bartën edhe nga këngëtaret tona. Mes tyre, është Teuta Kurti e cila ka bërë një tatuazh para pesë vitesh, kur është fejuar. Në dizajnin e punuar nga Dardani, tani bashkëshorti i saj, shihet numri 7, bashkë me shtatë zemra dhe shtatë yje, që shënon datën e saj të fejesës. Ky tatuazh paraqet diçka të rëndësishme për këngëtaren, e cila mendon se nuk do ta largonte ndonjëherë. “Nuk e fshij, sepse paraqet diçka që kam kaluar në jetë dhe më bën Teutë. Është budallak që i fshijnë tatuazhet...”, ka thënë ajo më herët për mediat në Kosovë.

Rita Ora, adhuruese e tatuazheve

A e keni ditur se këngëtarja e famshme kosovare Rita Ora ka ndjekur të njëjtën shkollë sikurse Amy Winehouse dhe ish anëtarja e grupit “Spice Girls”, Emma Bunton, apo që ka hyrë në finalen e garës “Eurosong”? Mësoni disa gjëra të paditura për të deri më tani. Viti i kaluar ka kaluar në shenjën e saj, falë albumit debutues 'O.R.A', i cili ka mbretëruar në top-listat botërore, ku të gjithë kanë kënduar këngët e saj, ka impresionuar aktorin Vin Diesel në filmin “Fast and Furious 6”, ndërsa ka qenë edhe anëtare e jurisë së shout “The X Factor”. Pak kush e ka ditur se si adoleshente ajo e ka sprovuar veten edhe si aktore, ku në vitin 2004 është paraqitur në filmin “Spivs”. Është një adhuruese e madhe e tatuazheve, ku ka 15, mes tyre edhe të perëndeshës greke Afërdita, pastaj fjalët “Shpresa” dhe “Dashuria” si dhe emrin e motrës së saj Elena. Kur ishte vetëm 17-vjeçare ka nënshkruar kontratë me shtëpinë diskografike “Roc- Nation” pronë e reperit të famshëm Jay-Z. Edhe pse para dy vitesh ka hyrë në finalen e garës britanike për “Eurosong”, ajo e kishte kuptuar se kjo nuk është për të dhe kishte hequr dorë. “Nuk jam tip i këngëtares për Eurosong”, kishte thënë ajo. Si shembull të modës e ka këngëtaren Gwen Stefani. Para se të dy të bëheshin të popullarizuar, Rita ka qenë në romancë me këngëtarin Bruno Mars dhe për të Rita ka thënë se ishte dashuri në shikim të parë. Rita e pranon se është e varur ndaj parfumeve, ndërsa parfumi i saj i preferuar është “Chanel Chance”. “Në çantën time gjendet rregullisht një shishe e parfumit të tillë. Nuk mundem pa të”, ka deklaruar ajo. Në skenë nuk mund ta shihni me take të larta: “Nuk mund të interpretojë në take të larta. Me siguri se do të thyhesha. Unë jam sikurse djemtë, pasi në skenë ekzistojnë vetëm atletet”. E nëse do të dëshironte të përhapte ndonjë thashetheme për veten e saj, kjo do të ishte se po martohet me princin Harry. “E adhuroj Princin Harry. Ai është shumë simpatik”, është shprehur këngëtarja shqiptare.

Dafina Zeqiri

Por duket se ndryshe mendon Dafina Zeqiri, e cila ka më shumë se një tatuazh. Ajo që dikur ishte vetëm një shkronjë “K” dedikuar ish të dashurit të saj, Krenarit, muaj më parë është shëndrruar në një kafkë me shumë ngjyra dhe elemente dekorative, duke fshirë kështu tatuazhin që e lidhte me të kaluarën. Duffy ka edhe një tjetër tatuazh me dedikim, për nënën e saj. Në qafë, asaj i shënon: “Made by Meli’’! Ajo ka disa të tilla në trup ndërkaq krejt së fundmi Daffy ka shtuar edhe një tatuazh, në dorën e saj. Në dorën e saj të djathtë, ajo ka bërë tatuazh fytyrën e mbretëreshën së Egjiptit, NeFertiti.

Samanta Karavello i dedikon familjes një tattoo

Këngëtarja e njohur Samanta Karavello ka ndarë me fansat e saj në Instagram tatuazhin e ri që ajo ka bërë në trupin e saj.

Drenusha, tatuazhi nuk është harem

Për Drenusha Latifin, tatuazhet janë “art që duhet praktikuar në momente të lumtura, ndryshe do të pason pendimi." Ndonëse është përballur me komente se tatuazhi është “haram”, Drenusha ka treguar se tatuazhin e parë e ka bërë në vitin 2002. Nga tre tatuazhet sa aktualisht i ka, njër ka domethënie të veçantë për të , pasi përmban çelësin muzikor dhe shkronjën D. Një tjetër këngëtare e përfolur për tatuazhin e saj, është Nora Istrefi. Ajo është komentuar shumë, jo për shkak të simbolikës që ka tatuazhi, por për faktin se ngjason shumë me atë të këngëtares amerikane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›