E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johnny Depp në filmin “Transcendence”

Aktori i njohur i Hollywood-it, Johny Depp do të luajë në trilerin “Transcendence”, raporton "Hollywood Reporter".

Johnny Depp ka fituar rolin kryesor në filmin, i cili do të jetë debutimi regjisorial i Wally Pfister, drejtorit të fotografisë së filmit "Inception".

Depp do të luajë rolin e "kompjuteristit", i cili krijon një program kompjuterik dëmtues, të cilin e instalon në kompjuter e i cili pastaj duhet të luftojë që të dalë prej tij.

Xhirimet e filmit "Transcendence" do të fillojnë pranverën e ardhshme. Ndërsa aktori Christian Bale mund të bashkohet me Johnny Depp në xhirimet e këtij filmi, zbulon “Los Angeles Times”.

Depp, i cili kohë më parë u nda nga partnerja shumëvjeçare, Vanessa Paradis, për shkak të tradhtisë, së shpejti do të prezantojë një version të ri të "The Lone Ranger ".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›