Stanley Kubrick në Skena UP

Ata që nuk kanë pasur rastin t’i shohin filmat e njërit prej regjisorëve më të mirë amerikan, Stanly Kubrick, e kanë rastin ta bëjnë këtë në festivalin Skena UP, i cili do të mbahet prej datës 3 deri më 9 dhjetor në Prishtinë. Sivjet ky festival shënon edicionin e dhjetë të tij dhe një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij edicioni është programi “Retrospektiva e Kubrickut”, në të cilën do të marrë pjesë producenti i regjisorit Stanley Kubrick, Jan Harlan.
Përmes një komunikate për media, të dërguar nga organizatorët e festivalit, bëhet e ditur se do të shfaqen filmat e njohur të regjisorit Kubrick si “Full Metal Jacket,” “The Shining,” “Lolita,” “A Clockwork Orange” si dhe filmi dokumentar “Stanley Kubrick: A Life in Pictures” nga Jan Harlan.
“Në edicionin e dhjetë të Skena UP Festival, me 3-9 dhjetor të këtij viti, njё ndёr ngjarjet mё tё rёndёsishme do tё jetё programi ‘Retrospektiva e Kubrickut’ në të cilën do të marrë pjesë producenti i regjisorit Stanley Kubrick, Jan Harlan. Ai për këtë vit jubilar do të prezantojë 4 filmat e Kubrickut që janё kryevepra kontraverse nё botёn e kinematografisё si “Full Metal Jacket,” “The Shining,” “Lolita,” “A Clockwork Orange” si dhe filmi dokumentar “Stanley Kubrick: A Life in Pictures” nga Jan Harlan”, thuhet në komunikatë
Kubrick-u konsiderohet si njё ndёr regjisorёt mё tё mёdhenj tё tё gjitha kohёrave dhe filmat e tij janё veçuar pёr kinematografinё verbёruese dhe unike. Ai ka qenё shumё i fokusuar nё detaje dhe nё muzikёn shumё ndryshe qё i pёrcjell kёta filma. Kubrick-u i kushton rёndёsi ekstraordinare psikologjisё sё personazheve, duke i shtyer ata pёrtej limiteve tё cilat i hasim edhe nё filmat qё do tё shfaqen nё Skena UP.
Tё katёr filmat e Kubrickut janё adaptime tё shkёlqyeshme tё librave tё njohur.
“Full Metal Jacket” ёshtё adaptim i librit tё autorit Gustav Hasford dhe ky film tipizon dehumanizmin e njeriut gjatё kohёs sё luftёs nё Vietnam.
“The shining”, adaptim i librit me po tё njëjtin titull nga autori Stephen King. ky film ёshtё i zhanrit horror psikologjik ku frika mё e madhe vjen nga e panjohura. Këtë film regjisori Martin Scorcese e ka renditur ndёr 11 filmat mё tё frikshёm.
“Lolita” ёshtё gjithashtu adaptim i trajtuar shumё mё ndryshe nga libri me po tё njëjtin titull nga Vladimir Nabokov. Nё kёtё film Kubrick-u ka treguar qё sipas tij secili njeri ka perversionet e veta. Ishte ky njё film shumё kompleks qё kishte marrë kritika tё ndryshme pёr shkak tё stories.
“A Clockwork Orange”, pёrsёri njё adaptim kompleks i librit tё Anthony Burgess, ishte filmi qё krijoi debate tё shumta dhe u vlerёsua si njё ndёr filmat mё kontravers tё dekadёs.
Si dhe dokumentari “Stanley Kubrick: A life in Pictures” i vitit 2011 nga Jan Harlan, asistenti, producenti dhe dhëndri i Kubrick-ut. Nё kёtё dokumentar paraqitet jeta e Kubrick-ut në pikëpamje të ndryshme, nga njerëzit që kanë punuar me të dhe që e njohin mirё si Tom Cruise, Jack Nicholson, Nicole Kidman, Woody Allen, Martin Scorsese etj.