E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Johnson debatoi ashpër me Macron për luftën në Ukrainë: Ti lëpirës i Putinit, do t’i fik dritat

Nisja e luftës në Ukrainë shkaktoi trazira edhe mes liderëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës lidhur me reagimin që duhet të bënin për të mbështetur popullin ukrainas dhe refugjatët që largoheshin nga bombardimet.

Ish-drejtori i komunikimit në Doëning Street, Guto Harri i qeverisë së Boris Johnson, gjatë një podcast-i ka treguar një debat të fortë që Johnson dhe Macron patën me njëri-tjetrin pak javë pas nisjes së luftës.

Debati u bë në mënyrë private mes liderëve, ku sipas tij  “Johnson e ka cilësuar Macron si “lëpirësin e Putinit” dhe premtoi t’i “fikte dritat e tij””.

Ky reagim erdhi pasi presidenti francez kritikoi përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj krizës së refugjatëve ukrainas, raporton Politico.

Johnson kishte një marrëdhënie të trazuar me Macron gjatë drejtimit të Doëning Street , pasi Parisi dhe Londra ishin shpesh në mosmarrëveshje për tregtinë pas Brexit, ndërsa dyshja u grindën pasi Macron kritikoi publikisht vaksinën e koronavirusit AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar.

Sot këto tensione i mbeten të kaluarës, pas Johnson dhe Macron i zgjidhën konfliktet mes tyre pak javë më vonë.

“Javë më vonë, sigurisht, ata e kishin zgjidhur konfliktet. Ata shkuan shumë mirë dhe pinë edhe nga një uiski së bashku në samitin e G7, “tha ish ndihmësi i Johnson.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›