E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministri anglez i Mbrojtjes: Raketat tona janë përdorur në Ukrainë ndaj forcave ruse

Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka deklaruar se raketat me rreze të gjatë Storm Shadow, të cilat iu dhanë Ukrainës nga Britania, janë përdorur prej trupave ukrainase që kur u njoftua dërgimi i tyre.

Duke folur në një konferencë shtypi në Londër së bashku me homologun e tij norvegjez Bjørn Arild Gram të enjten, Wallace tha se nuk do të jepte më shumë detaje nga operacionet ushtarake.

 “Gjithçka që mund të them është se kuptoj që është përdorur që kur kemi njoftuar vendosjen e tij në Ukrainë, por nuk do të hyj në detaje të mëtejshme”, tha ai.

Raketat Storm kanë rreze veprimi për të goditur thellë territoret e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore.

Një zyrtar perëndimor i tha CNN-it se Mbretëria e Bashkuar ka marrë garanci nga qeveria ukrainase se këto raketa do të përdoren vetëm brenda territorit të Ukrainës dhe jo brenda Rusisë. 

Javën e kaluar, Wallace e quajti dërgimin e raketave Storm “mundësinë më të mirë të Ukrainës për të mbrojtur veten kundër brutalitetit të vazhdueshëm të Rusisë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›