Jolie bënë film për Afganistanin

Pas debutimit të saj si regjisor, me filmin “Në vendin e Gjakut e të Mjaltit” (In the Land of Blood and Honey), të cilin kritika e priti mjaft mirë, Angelina Jolie po mendon seriozisht që, diku nga mesi i vitit të ardhshëm, të fillojë me xhirimin e filmit të inspiruar nga lufta në Afganistan.
"Ende s’po kam guxim që t’ja tregojë skenarin dikujt. Më shumë se gjysma e tij tashmë është i gatshëm, megjithëse për fillimin e xhirimeve ka ende mjaft kohë”, deklaroi aktorja për mediat amerikane.
Ndryshe, mediat perëndimore shkruajnë se filmi i dytë i Jolie temë kryesore do të ketë luftën në Afganistan, për dallim nga filmi i parë i saj, i cili trajtonte një lidhje dashurie gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Pritet që fucomi i dytë i saj të jetë i zhanrit aksion-triler.